Në Tokio, punonjësit e hekurudhës kanë gjetur një mënyrë mjaft të pazakontë për të pastruar barërat e tepërta: kanë angazhuar dy dhi!

Nagi dhe Pokke tashmë kanë marrë detyrën e tyre të re si “punëtore të gjelbra”, duke ngrënë barin me shumë përkushtim.


Ndërkohë, në vend që të kërkojnë rrogën, ato duket se kënaqen me ushqimin falas!

Dhe tanimë dy dhitë janë kthyer në yje të rrjeteve sociale. /Telegrafi/