Donald Trump reagoi ndaj humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke thënë se Shtetet e Bashkuara kishin bërë një “hap gjigant prapa në histori”. Presidenti amerikan u shpreh se partia e tij do të rikthehej “më e madhe dhe më e fortë se kurrë”.
“Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori me rezultatet e zgjedhjeve të fundit”, shkroi Trump në Truth Social. “Por mos kini frikë, ne do të kthehemi më të mëdhenj dhe më të fortë se kurrë”, shtoi ai.
Të lidhura
None found
Republikanët humbën kontrollin e të dy dhomave të Kongresit. Si pasojë, Trump nuk do të mund ta çojë përpara programin e tij përmes ligjeve gjatë dy viteve të mbetura të qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë.
Pas rezultatit zgjedhor, presidenti ka mbajtur një qëndrim konfrontues ndaj shumicës së ardhshme demokrate në Kongres.
Të premten, ai caktoi këshilltarin e tij Stephen Miller, përfaqësues të së djathtës ekstreme, si shef të stafit të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërsa të shtunën njoftoi se i kishte propozuar Dana White-it postin e sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë. White është president i UFC-së, organizatës më të madhe në botë të arteve marciale të përziera (MMA).







