Komisionet Hetimore në Kuvend, politike apo për zgjidhje për çështjet e ngritura?

Në njëmbëdhjetë legjislatura të Kuvendit të Kosovës, dhjetra komisione hetimore u formuan, por efekti i tyre nuk ishte edhe shumë i dukshëm. Një komision i tillë është formuar dhe ka nisur së funksionuari për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Në legjislaturën aktuale atë të njëmbëdhjetë, është vetëm një komisioni hetimor parlamentar, ai për veprimet e mosveprimet në rastin e Arlinda Zekajt.

Në mbledhje të këtij komisioni u tha se raporti që pritet të dalë në fund duhet të jetë i bazuar në fakte e jo politik.

Por ndër vite, në Kuvendin e Kosovës janë formuar dhjetra komisioni hetimore për çështje të ndryshme.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se shumica prej tyre nuk kanë arritur efektin për të cilin janë formuar.

“Komisionet hetimore nuk duhet të shihen si çështje politike apo çështje me të cilat duhet që të udhëhiqen nga agjendat politike por duhet të shihen si çështje me interes të veçantë qytetare e po ashtu me interes të veçantë të Kuvendit. Por kemi pasur edhe shumë komisione hetimore që janë krijuar e më pas ka dështuar funksionimi i tyre..”, ka theksuar Melos Kolshi – Hulumtues në IKD.

Edhe analisti Shemsi Jashari thotë se komisionet e tilla, nuk prodhojnë asnjë efekt pozitiv për zgjidhjen e çështjeve për të cilat edhe formohen.

“Më shumë përdoren për efekt të menjëhershëm politik e publik për të amortizuar një cështje se sa të ketë efektin ligjor të tyre e kemi pas rast edhe kur komisionet hetimore parlamentare nuk kanë arritur të kryejnë punën e tyre ata që kanë qenë në qeveri kanë bojkotuar dhe nuk kanë lejuar që kjo punë të kryhet.”, ka deklaruar ai.

Sipas legjislacionit në fuqi, komisioni hetimor harton një raport që i dërgohet Kuvendit, e më pas ai raport nëse përmban elemente të veprës penale dërgohet për në Prokurori.

Ndër rastet ku është ngritur një aktakuzë pas raportit të komisionit është ai ish-drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Driton Gashi, për dëbimin e kundërligjshëm të gjashtë shtetasve turq nga Kosova./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika