Dita e 162-të e protestës/ Qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë, kërkojnë largimin e të gjithë klasës politike

08/11/2026 19:00

Protesta qytetare ka vijuar edhe pasditen e sotme në kryeqytet, në ditën e saj të 162-të.

Një grup qytetarësh janë mbledhur si çdo ditë para Kryeministrisë duke shprehur pakënaqësitë për të gjithë klasën politike në Shqipëri.

Tubimi vjen vetëm një ditë pas protestës së dhunshme të ditës së djeshme në Tiranë ku pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, hedhje molotovësh, fishekzjarrë e gurë drejt efektivëve, të cilët u përgjigjën me ujë me presion..

Kryefjala e protestës vijon të mbetet dorëheqja e Ramës dhe qeverisë, por jo vetëm, ata kërkojnë edhe largimin e opozitës me në krye kreun e PD-së Sali Berisha, teksa vijojnë të refuzojnë ofertën e kryeministrit për dialog.

 

Top Channel