Një shtetas 45- vjeç është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij në qytetin e Shkodrës. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen “3 Heronjtë”. Paraprakisht, dyshohet se 45- vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
NJOFTIMI I POLICISË
Në lagjen “3 Heronjtë”, është gjetur i pajetë në oborrin e banesës shtetasi Gjon Biba, 45 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.




