Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 14 të Durrësit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:12, kur një automjet, që drejtohej nga një 26-vjeçare me inicialet K. Gj., ka përplasur një 81-vjeçar, B. Z.

Pavarësisht dëmtimeve të marra nga përplasja, i moshuari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Pas aksidentit, drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.