Bilanci i përplasjes së dy trenave në jug të Kajros, në Egjipt, është rënduar në 7 viktima dhe 122 të plagosur.

Aksidenti ndodhi pasi një tren që udhëtonte në linjën Giza-Fajum u përplas me pjesën e pasme të një treni tjetër që kryente itinerarin Kajro-Asuan. Përplasja bëri që njëri prej trenave të dilte nga shinat. Mes viktimave raportohet edhe drejtuesi i njërit prej trenave.

Në vendngjarje u dërguan të paktën 72 ambulanca, ndërsa të plagosurit u transportuan në tre spitale të ndryshme për të marrë ndihmën mjekësore.

Pas tragjedisë, presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi urdhëroi nisjen e menjëhershme të një hetimi për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e përgjegjësve.

Ndërkohë, kryeministri Mustafa Madbuli shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe garantoi mbështetje për të afërmit e tyre, duke theksuar se autoritetet do të ndjekin nga afër gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e të plagosurve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb