Trup gruaje zbulohet në një valixhe të braktisur në trotuar në Athinë

Policia greke po heton pas zbulimit të një trupi të pajetë brenda një valixheje të lënë në trotuar, në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, 8 nëntor, në kryqëzimin e rrugëve Alkamënus dhe Harisis, në qendër të kryeqytetit. Viktima dyshohet të jetë një grua, por identiteti i saj nuk është bërë ende publik.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve të mediave greke, valixhen e vuri re një 29-vjeçar, shtetas i huaj, pasi prej saj vinte një erë e rëndë. Ai shkoi në komisariatin e zonës dhe njoftoi policinë. Efektivët mbërritën në vendngjarje, hapën valixhen dhe gjetën brenda trupin.

Mediat greke raportojnë se trupi mund të ketë qenë në fazë të avancuar dekompozimi. Në vendngjarje shkoi mjeku ligjor, ndërsa policia rrethoi zonën për kryerjen e ekzaminimeve dhe mbledhjen e provave.

Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë se si përfundoi valixhja në trotuar dhe kush e solli apo e la aty. Ende nuk dihet as koha e saktë e vdekjes.

Shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe policia nuk ka bërë të ditur nëse po heton një vrasje. Ekspertiza mjekoligjore dhe provat e mbledhura pritet të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.


Shtuar më 8.11.2026 22:42

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary