• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Botë

Tragjike/ Makina me 10 persona përfundon në liqen, mes viktimave 5 fëmijë

by Bota Bota
November 8, 2026
in Botë
Tragjike/ Makina me 10 persona përfundon në liqen, mes viktimave 5 fëmijë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku dhjetë persona, mes tyre pesë fëmijë, kanë humbur jetën, pasi makina me të cilën udhëtonin përfundoi në një liqen. Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të së dielës, në një zonë rurale të bashkisë Barra Mansa, në shtetin e Rio de Janeiros.

Alarmi u dha nga një kalimtar, i cili vuri re automjetin e zhytur në ujë dhe njoftoi autoritetet. Në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, ndërsa zjarrfikësit, me ndihmën e dy zhytësve, arritën të nxirrnin trupat e viktimave nga makina.

Sipas një deklarate të qeverisë së shtetit të Rio de Janeiros, të dhjetë personat kishin ndërruar jetë në momentin kur u nxorën nga automjeti. Viktimat janë pesë të rritur dhe pesë fëmijë, ndërsa disa media braziliane raportojnë se mes tyre ishte edhe një foshnjë vajzë.

Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë publike. Sipas medias braziliane G1, e cila citon një të afërm të tyre, të gjithë personat që ndodheshin në makinë i përkisnin së njëjtës familje.

Autoritetet e kanë klasifikuar ngjarjen paraprakisht si aksident, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në përfundimin e automjetit në liqen.

Tragjedia ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që goditën rajonin e Rio de Janeiros të shtunën, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë, përfshirë edhe zona turistike si Copacabana. Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar nëse kushtet atmosferike kanë ndikuar në aksident.

Tags: Aksidentmbytet makina
Previous Post

Mbytet varka me emigrantë, dhjetra viktima

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Tragjike/ Makina me 10 persona përfundon në liqen, mes viktimave 5 fëmijë

Tragjike/ Makina me 10 persona përfundon në liqen, mes viktimave 5 fëmijë

November 8, 2026
Mbytet varka me emigrantë, dhjetra viktima

Mbytet varka me emigrantë, dhjetra viktima

November 8, 2026
Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri

Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri

November 8, 2026
Bardhi sulmon kreun e SPAK: Është blerë nga pushteti me leje ndërtimi

Bardhi sulmon kreun e SPAK: Është blerë nga pushteti me leje ndërtimi

November 8, 2026
Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje të moshuarin

Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje të moshuarin

November 8, 2026
“Më ka vdekur nëna”, Bardhi shpërndan fjalët e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë

“Më ka vdekur nëna”, Bardhi shpërndan fjalët e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë

November 8, 2026
Kompania që tërhoqi zvarrë qytetarin në Zvërnec merr 2 milion euro nga qeveria

Kompania që tërhoqi zvarrë qytetarin në Zvërnec merr 2 milion euro nga qeveria

November 8, 2026
Përplasje e fortë mes autobotit me qumësht dhe motorit në Fier

Përplasje e fortë mes autobotit me qumësht dhe motorit në Fier

November 8, 2026
Media italiane: Revolta studentore po kthehet në sfidë serioze për qeverinë Rama

Media italiane: Revolta studentore po kthehet në sfidë serioze për qeverinë Rama

November 8, 2026
Vendimi/ Apartamente në Romë, troje në Tiranë e Vlorë/ Ish-vetingasi Lulzim Hamitaj nuk justifikon pasurinë

Vendimi/ Apartamente në Romë, troje në Tiranë e Vlorë/ Ish-vetingasi Lulzim Hamitaj nuk justifikon pasurinë

November 8, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me armën e shërbimit ushtari në Bazën Ajrore të Kuçovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL