Horror në Athinë/ Gjendet kufoma e një gruaje brenda një valixheje në trotuar, si u pikas nga kalimtari Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e spiunazhit të huaj.
Vendimi vjen pasi Huang pranoi se kishte një aferë me një grua kineze dhe se kishte tradhtuar gruan e tij.
Në një deklaratë të lëshuar sot, bordi tha se do të formonte një komitet me anëtarë të pavarur, duke punuar me këshilltarë ligjorë të jashtëm, për të mbikëqyrur hetimin.
Hetimi i bordit do të shqyrtojë raportet se drejtori ekzekutiv i Nvidia-s “është duke u shënjestruar nga agjencitë e inteligjencës së huaj”, siç tha kompania.
“Ndërsa bordi nuk ka arsye të besojë se siguria kombëtare ose sekretet e Nvidia-s u kompromentuan, hetimi i bordit do të marrë në konsideratë të gjitha informacionet e disponueshme”, thuhet në deklaratë
Në një memo drejtuar stafit, Huang tha se “ndjen keqardhje të thellë” për aferën, duke shtuar: “Isha i pabesë ndaj gruas sime. Veprimet e mia e lënduan atë dhe fëmijët tanë. Nuk ka asnjë justifikim për atë që bëra.”
Huang, 63 vjeç, tha se do të bashkëpunonte plotësisht me hetimin.
Ai do të vazhdojë të shërbejë si CEO në pritje të rezultateve të hetimit.
Sipas Bloomberg, deklarata e tij vjen pas një sërë raportimesh se shefi i Nvidia ishte në shënjestër të ish-ekzekutivit të Megaspeed International, Alice Huang, për të cilën qeveria amerikane dyshon se është rekrutuar nga një agjenci kineze spiunazhi. Huang fillimisht tha se kishte pasur një “marrëdhënie normale” me Alice Huang.
Kompania me seli në Santa Clara, Kaliforni, nuk ka një plan publik trashëgimie dhe asnjë pasardhës të dukshëm të Huang. Ai ka thënë vazhdimisht se dëshiron të qëndrojë në pozicionin e tij për dekada dhe ka ndërtuar një strukturë organizative informale rreth tij që shmang hierarkinë konvencionale. Në vend të kësaj, vartësit e tij të drejtpërdrejtë janë të ngarkuar me zbatimin e vendimeve të tij sa më shpejt.
Huang ka thënë se ky sistem i jep kompanisë së tij fleksibilitetin për të reaguar ndaj ndryshimeve të shpejta teknologjike dhe për të mbetur e shkathët. Por gjithashtu ka krijuar një situatë ku nuk ka zëvendësim të gatshëm për të marrë përsipër axhendën e ngjeshur të CEO-s.
Nvidia është kompania më e vlefshme e të gjitha kohërave: në tetor arriti në 5.8 trilion dollarë, megjithëse tani ka rënë nën 5 trilion dollarë, pjesërisht për shkak të dyshimeve në lidhje me qëndrueshmërinë afatgjatë të industrisë së inteligjencës artificiale.
E kaluara e errët e Alice Huang
Informacioni rreth të kaluarës së Alice Huang, e njohur ndryshe edhe si Huang Le, është i kufizuar dhe në disa vende kontradiktore.
Siç thekson New York Times, nuk është e qartë se kur CEO i Nvidia dhe CEO i Megaspeed u takuan për herë të parë. Megjithatë, thuhet se ajo postoi foto të saj me Huang në mediat sociale.
Huang e ka përshkruar veten si CEO të Megaspeed me seli në Singapor, ndërsa kompania e listoi atë si drejtoreshë të përgjithshme për tetë muajt e parë përpara se ta hiqte nga dokumentet e saj të korporatës. Thuhet se ajo ka punuar në Kinë si reportere televizive në të kaluarën, por New York Times nuk mundi ta konfirmonte këtë informacion.
Më vonë ajo punoi në banka të mëdha kineze dhe më pas iu bashkua një fondi me seli në Shangai, Hexi Capital, i cili ka investuar në kompani të ndryshme që lidhen me gjysmëpërçuesit dhe inteligjencën artificiale. Investitorët e teknologjisë të njohur me kompaninë thonë se Huang dhe bashkëpunëtorët e saj krenoheshin me lidhjet e tyre me shefin e Nvidia dhe i përdorën ato për të mbledhur kapital dhe për të promovuar rrjetin e tyre të bizneseve që po zgjeroheshin me shpejtësi, të cilat kanë investuar së bashku me qeverinë kineze në qendra të dhënash në të gjithë Kinën.
Vetë Megaspeed thuhet se bleu 136,000 karta grafike (GPU) nga Nvidia, kontrolluesit e të cilave i gjetën ato në serverat e kompanisë. Nuk është e qartë se çfarë ndodhi me pjesën tjetër të kartave, nëse vlerësimet janë të sakta, ato përfunduan në Kinë.
Në të njëjtën mënyrë, Megaspeed ka të ngjarë të jetë një kompani fasadë për Pekinin për të aksesuar teknologjinë që Shtetet e Bashkuara nuk lejojnë të eksportohet në Kinë.
Top Channel