Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:22 Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion? Ekuipazhet e avionëve të pasagjerëve trajnohen rregullisht edhe për situata që lidhen me kërcënime për bombë. Për raste të tilla ekzistojnë plane emergjence, të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Kryesore
E hënë, 9 Nëntor 2026 03:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në web e radios shtetrore gjermane DW-

Efekti i “Rabbit Hole”, i humbjes në spiralen e informacionit çon në një përplasje të re mes BE-së dhe TikTok-ut. Brukseli e akuzon aplikacionin se rrezikon shëndetin e përdoruesve. TikTok-ut i kanoset një gjobë e rëndë.

Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe TikTok-ut. Brukseli e akuzon aplikacionin se rrezikon shëndetin e përdoruesve. TikTok-ut i kanoset një gjobë e rëndë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas rezultateve paraprake hulumtuese të Komisionit Evropian, TikTok rrezikon përdoruesit e tij përmes rekomandimeve të videove në platformën e tij. Koncerni mund të përballet me një ndëshkim, pasi algoritmi i saj u shfaq edhe personave veçanërisht të cenueshëm një rrjedhë të pafund videosh të personalizuara, e cila mund të përkeqësojë problemet psikike, njoftoi autoriteti në Bruksel. Sipas Komisionit, algoritmi nxit rrezikun e varësisë, si edhe çrregullimet e të ngrënit dhe ankthin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Komisioni Evropian e akuzon TikTok-un se nuk e ka kufizuar mjaftueshëm këtë rrezik. Sipas Brukselit, masat e deritanishme mbrojtëse kanë rezultuar të paefektshme. Edhe butoni “Nuk jam i interesuar” nuk mjafton për të ndryshuar rekomandimet në rrjedhën e videove (feed), thuhet në vlerësimin e Komisionit.

Mund t'ju interesojë

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Para 7 orësh
Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Para 9 orësh
Filip Çakuli: Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Filip Çakuli: Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Para 11 orësh
Në fokus “For You”

Fokusi i procedurës është veçanërisht faqja “For You”, e cila synon t’u shfaqë përdoruesve sa më shpejt përmbajtje që përputhen me interesat e tyre. Komisioni Evropian kërkon ndryshime në këtë funksion, pasi druhet nga të ashtuquajturat efekte “Rabbit Hole” (në shqip: efekti i vrimës së lepurit ose efekti i humbjes në spiralen e informacionit të përshkallëzuar).

Me këtë nënkuptohet situata kur një person zhytet aq thellë në një temë, saqë e ka të vështirë të dalë prej saj. Termi i referohet personazhit kryesor të librit “Alice në Botën e Çudirave”, i cili bie në një vrimë lepuri dhe përfundon në një botë tjetër. Sipas kritikëve, algoritmi i TikTok-ut mund t’i shtyjë përdoruesit të konsumojnë vazhdimisht përmbajtje të ngjashme, duke i futur gjithnjë e më thellë në të njëjtat tema.

Algoritmet teorikisht mund t’i njohin dhe t’i shfrytëzojnë këto modele sjelljeje për t’i mbajtur përdoruesit sa më gjatë në një platformë. Komisioni Evropian kritikoi se algoritmi i TikTok-ut personalizon në këtë mënyrë edhe përmbajtje që mund të jenë emocionalisht të dëmshme, duke rrezikuar veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë.

“Ky mekanizëm mund të jetë i dëmshëm kur përmbajtjet që përsëriten pafund lidhen, për shembull, me trishtimin, vetminë ose perceptimin për trupin”, ka vlerësuar Komisioni Evropian. Sipas tij, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj videove të tilla mund të përforcojë probleme ekzistuese psikologjike dhe të ndikojë negativisht në mirëqenien mendore të përdoruesve.

Sipas kërkesës, algoritmi nuk duhet të bazohet më në kohën që përdoruesit kalojnë duke parë një video. Në vend të kësaj, përdoruesve duhet t’u jepet më shumë kontroll mbi përmbajtjen që u shfaqet në faqen “For You”, duke u mundësuar atyre të përcaktojnë më qartë se çfarë duan të shohin në TikTok. Qëllimi është që përdoruesit të mos drejtohen vetëm nga rekomandimet automatike të algoritmit, por të kenë ndikim më të madh në përzgjedhjen e përmbajtjes që u shfaqet./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 12 minutash

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 31 minutash

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4
Para 45 minutash

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Papa Leo i kërkon Mileit të Argjentinës të vendosë popullin para ekonomisë
Para 54 minutash

Papa Leo i kërkon Mileit të Argjentinës të vendosë popullin para ekonomisë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 7 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 14 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 17 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 21 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.