Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere

Fermin Lopez

Foto: Associated Press

Barcelona e ka fituar me rikthim të rezultatit derbin e zjarrtë ndaj Atletico Madridit. 

Barça fitoi 2:1 në stadiumin “Metropolitano” në Madrid ndaj Atleticos. 

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Hansi Flick, ishte në disavantazh prej minutës së 10-të kur shënoi Giuliano Simeone. 

Por, mesfushori Fermin Lopez ia siguroi Barcelonës fitoren pasi realizoi dy gola. 

Për 1:1, Fermin Lopezi realizoi në fundin e pjesës së parë. Ndërkohë, golin e pikëve të plota e realizoi në minutën e 66-të, me asistim të Lamine Yamalit. 

Edhe Atletico – Barcelona, derbi i madh i La Ligas Futboll Atletico – Barcelona, derbi i madh i La Ligas

Me fitore Barcelona mbetet lidere me 33 pikë, tri më shumë se Real Madridi. 

Atletico Madridi mbetet në vendin e tretë me 28 pikë.


Barcelona përmbys rezultatin, në epërsi ndaj Atleticos

Mesfushori Fermin Lopez e ka shënuar edhe golin e dytë për Barcelonën, që e ka përmbysur rezultatin dhe është duke fituar ndaj Atletico Madridit në stadiumin “Metropolitano” në Madrid. 

Pas golit të Giuliano Simeones në minutën e 10-të, Fermin Lopezi i barazoi shifrat fillimisht në fundin e pjesës së parë. 

Golin e epërsisë 2:1 e shënoi në minutën e 66-të, me asistim të Lamine Yamalit.

GOLAT

Edhe Atletico fiton derbin e Madridit Futboll Atletico fiton derbin e Madridit