Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Kosova mposhtet thellë nga Hungaria në Ferizaj

Hendboll Kosova

Hendbollistët e Kosovës patën nisje të shkëlqyer ndaj favorites së Grupit 4, Hungarisë, në ndeshjen e xhiros së dytë të kualifikimeve për “Euro 2028”. 

Por kjo nuk mjaftoi. Kosova i shndërroi në gol vetëm tetë tentime pas pushimit dhe nuk e pati mundësinë që të kthehej në lojë, ndërsa Hungaria nuk lejoi befasi. 

Dhe në fund, hungarezët, ashtu siç pritej, fituan thellë 34:20. 

Ndeshja u zhvillua të dielën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, në praninë e një numri të madh shikuesish që ofruan përkrahje të madhe për “Dardanët”. 

Hungaria, që merr pjesë vazhdimisht në Kampionate Evropiane prej vitit 2004, tani ka dy fitore nga po aq ndeshje të luajtura dhe i prin grupit. 

Edhe Kosova mposhtet nga Ishujt Faroe në nismë të kualifikimeve për Euro 2028 Sporte të tjera Kosova mposhtet nga Ishujt Faroe në nismë të kualifikimeve për Euro 2028

Kosova i ka dy humbje. Kosova në ndeshjen e parë të luajtur në mesjavë në Torashvn, humbi 37:30 nga Ishujt Faroe. 

Ndonëse kualifikimi është i vështirë, përzgjedhësi Jesper Ostlund ende ka besim. Ai ka thënë se deri në fund të kampanjës, Kosova do të mundohet ta bëj maksimumin. 

“Bëmë paraqitje të mirë në pjesën e parë, por dallimi në nivel me Hungarinë është shumë i madh. Në pjesën e dytë nuk arritëm të bëjmë diçka, nuk jam i kënaqur me atë që bëmë. Është e vështirë në ndeshje të tilla me Hungarinë. Ne kishim short të vështirë me tri kundërshtarë të fortë. Do të luajmë me Malin e Zi dhe me kthimin e disa lojtarëve tjerë dhe para tifozëve tonë, mund të kemi shanse. Unë vazhdoj të besoj në paraqitje të mira dhe ta bëjmë më të mirën”, ka thënë pas ndeshjes përzgjedhësi suedez Ostlund. 

“Dardanët” në 12 minutat e para të ndeshjes ishin vazhdimisht në epërsi, me golat e Olsi Mulajt, Bujar Ramosajt, Drenit Tahirukajt, Shaban Zogajt e Alban Hazirit. Krijuan epërsi 6:3.

Por në vazhdimin e ndeshjes, hungarezët u mobilizuan në mbrojtje dhe patën sulm më efikas, ndonëse në fillim në disa raste golat ua mohoi portieri Haris Berisha. 

Hungaria doli në epërsi 8:7 pas 15 minutash lojë dhe më nuk lejoi befasi. 

Pjesën e parë, hungarezët e mbyllën me pesë gola dallim, 17:12. 

Në pjesën e dytë e thelluan dallimin në rezultat dhe iu gëzuan fitores me 14 gola dallim. 

Edhe Kosova e kalon me sukses raundin e parë kualifikues për Botëror Sporte të tjera Kosova e kalon me sukses raundin e parë kualifikues për Botëror

Shaban Zogaj dhe Drenit Tahirukaj e mbyllën ndeshjen me nga pesë gola. Katër i kishte Olsi MUlaj, ndërsa tri i shënoi Matej Thaqi. Nga një gol realizuan Suad Pajaziti, Bujar Ramosaj dhe Armend Alaj. 

Portieri Berisha i pati nëntë pritje nga 31 tentime. 

Portieri Haris Berisha ka thënë se kualifikimi në ngjarje të madhe do të vijë një ditë. 

“Mundësitë i kemi edhe nga vendi i tretë, por nuk dum të bazohemi vetëm aty. Duam të vazhdojmë të jemi edhe më lart. Dyert i kemi të hapura dhe shpresojmë ta shfrytëzojmë çdo mundësi. Ka qenë kënaqësi e madhe të luajmë në Ferizaj, e kemi pritur një gjë të tillë. Jemi të kënaqur dhe falënderoj gjithsecilin që ishte i pranishëm”, tha Berisha. 

Për atmosferën e mirë në Ferizaj foli edhe Olsi Mulaj. 

“Kemi dhënë më të mirën. Ishim me gjysmë ekipe dhe është dashur të kombinohemi pas largimit me karton të kuq të Jon Muqollit shtyllës së mbrojtjes. U mbajtëm mirë në pjesën e parë ndaj një superfuqie botërore, një prej pesë shteteve më të mira në botë.  Jam optimist ndaj Malit të Zi dhe Ishujt Faroe, ndeshje të cilat i kemi në shtëpi. Uroj të luajmë në Ferizaj. Kemi gjasa për kualifikim, jemi ekip i ri, jemi në rrugë të mirë dhe me fat që kemi trajnerin Jesper”, theksoi Mulaj. 

Më i miri te Hungaria ishte Bence Krakovszki me 10 gola në 13 tentime. 

Edhe Kosova mposhtet thellë në Tuzla, zbeh gjasat për avancim Sporte të tjera Kosova mposhtet thellë në Tuzla, zbeh gjasat për avancim

Portieri Laszlo Bartucz i pati 14 pritje nga 34 gjuajtje. 

Ndeshjen e radhës, Kosova e luan më 10 mars të vitit të ardhshëm ndaj Malit të Zi. Hungaria luan në udhëtim tek Ishujt Faroe.