Karateistët e rinj të Kosovës e kanë mbyllur Kampionatin Ballkanik me një medalje të artë, tri të argjendta dhe tri të bronzta.
Kampionati Ballkanin për kadetë, juniorë dhe grupmoshën U21 u mbajt në Stamboll të Turqisë.
Medaljen e artë e fitoi Emira Maqedonci. Të argjendtat i fituan Suela Arfi, Qëndresa Ibrahimi dhe Prijam Gashi, kurse të bronztat Alea Kelmendi, Krenar Ismajli dhe Amar Daku.
Kosova ishte e suksesshme edhe në garat ekipore. Fitoi medalje të bronzta në të dyja konkurrencat për kadetë, ndërsa të bronztë në kategorinë e juniorëve fitoi ekipi i djemve.
“Një sukses i jashtëzakonshëm që dëshmon talentin, punën dhe potencialin e sportistëve tanë. Urime sportistëve, trajnerëve dhe gjithë ekipit. Vazhdojmë krenarë, me zemër e shpirt për Kosovën”, shkruan Federata e Karatesë e Kosovës të dielën.
-
Kosova nuk u afrohet medaljeve në Botërorin e karatesë, federata e pakënaqur
-
Kosova parakalon në Ceremoninë Mbyllëse të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”
-
Nëntë medalje për Kosovën në Ballkanikun e xhudos
-
Gashi i artë, Ukaj e bronztë në Ballkanik
-
Karateistja e Prishtinës ia siguron Shqipërisë medaljen e argjendtë