Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drenica merr pikë ndaj kampiones

Drenica

Drenica ka marrë pikë ndaj kampiones së Kosovës në futboll, Dritës, në ndeshjen e xhiros së 13-të që u zhvillua të dielën. 

Ballafaqimi i zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu”  në Skenderaj përfundoi 1:1. 

Albert Dabiqaj e kaloi Dritën në epërsi 1:0 në minutën e 16-të, por goli i Genc Hamitit në minutën e 25-të, e vendosi sfidën e së dielës pasdite.   

Për Drenicën është pika e parë e fituar me trajnerin e ri, Gentjan Mezani, që e mori drejtimin e skuadrës më 26 tetor. Mezani debutoi me humbje të thellë ndaj Ballkanit në xhiron e kaluar 4:0, por fitoi pikë të madhe ndaj gjilanasve. 

Drita e udhëhequr nga Ardian Nuhiu vazhdon pa fitore, pas disfatës së pësuar të mërkurën nga Prishtina, në ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë. 

Edhe Feronikeli 74 e shokon kampionen Futboll Feronikeli 74 e shokon kampionen

Drita mbetet në vendin e tretë me 24 pikë, ndërsa Drenica në vendin e tetë i ka 12 pikë.


Mbyllet baras pjesa e parë në “Bajram Aliu”

Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë ndërmjet Drenicës dhe Dritës. 

Skuadra gjilanase kaloi në epërsi në minutën e 15-të me golin që e realizoi Albert Dabiqaj. 

Drenica i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 25-të. Autor i golit ishte Genc Hamiti. 

Ndeshja i takon xhiros së 13-të të elitës së futbollit kosovar.

Edhe Kampionia e Kosovës ndalet nga Drenica Futboll Kampionia e Kosovës ndalet nga Drenica

Drenica barazon shifrat ndaj Dritës

Drenica i ka barazuar shifrat ndaj Dritës. Genc Hamiti e shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 25-të. 
Golin për Dritën e shënoi Albert Dabiqaj. 
Ndeshja është e vlefshme për xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës.