Të hënën, katër komisione të Kuvendit të Kosovës do të zhvillojnë mbledhjet e radhës. Në agjendë janë shqyrtimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, bashkëpunimi diplomatik, temat e arsimit dhe hetimi i përgjegjësisë institucionale për rastet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.
Mbledhja e parë nis në orën 10:00, kur Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit do të shqyrtojë projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve me Suedinë dhe Belgjikën.
Të lidhura
None found
Në orën 11:00 është caktuar takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Dux.
Komisioni për Arsim dhe Shkencë do të mblidhet në orën 12:00.
Programi i ditës do të përfundojë në orën 13:00 me mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe trajtimin institucional të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Anëtarët e këtij komisioni do të diskutojnë planin e punës dhe kalendarin e aktiviteteve, si dhe dokumentet që do t’u kërkohen institucioneve përkatëse dhe buxhetin e komisionit.







