Sot mbi vendin tonë do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Në mëngjes në shumë zona parashikohet të ketë mjegull në orët e hershme të mëngjesit.


Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të variojnë nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6-11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-4 metra për sekond. /Telegrafi/