Volkswagen shënon humbje prej një miliard eurosh në tremujorin e tretë

Volkswagen e mbylli tremujorin e tretë me një humbje neto prej rreth 5.82 miliardë eurosh për periudhën korrik–shtator. Në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, kompania kishte raportuar një humbje prej pak më shumë se 1.07 miliardë eurosh. Rezultati u ndikua nga zhvlerësimi me disa miliardë euro i Porsche-s, ecuria e dobët e biznesit në Kinë dhe shpenzimet e ristrukturimit.

Peshën kryesore në rënien e rezultateve e patën efektet e njëhershme prej 7.8 miliardë eurosh. Ndikuan gjithashtu dobësia e tregut kinez, rritja e çmimeve në nivel global, presioni i konkurrencës dhe shtimi në shitje i automjeteve elektrike me marzh të ulët. Të ardhurat e grupit për tremujorin e tretë zbritën me 6.3 përqind, në rreth 75.28 miliardë euro.

Të lidhura

None found

Në Wolfsburg, Volkswagen shiti pak më pak se 406,000 automjete gjatë tremujorit të tretë, 38.5 përqind më pak. Deri në fund të shtatorit, markat e grupit u kishin dorëzuar klientëve pak më shumë se 6 milionë automjete. Kjo përfaqësonte një rënie prej 9.0 për qind, ose rreth 600,000 automjetesh, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


Shtuar më 9.11.2026 07:23

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary