Shkrimtari shqiptar Isuf Sherifi do të prezantojë librin e tij më të ri, “Exil – Zwischen Säntis und Sehnsucht” (Mërgimi – Mes Säntis-it dhe mallit), në një mbrëmje letrare që do të mbahet më 14 nëntor 2026, në St. Gallen të Zvicrës.

Aktiviteti do të nisë në orën 19:00, në hapësirën letrare “Raum für Literatur”, në ndërtesën e Postës Kryesore (Hauptpost), dhe do të shoqërohet me program muzikor.


Në librin e tij të ri, Sherifi trajton përvojën e mërgimit, duke ndërthurur realitetin e jetës në Zvicër me mallin për vendlindjen dhe ndjenjën e përkatësisë.

Autori, i lindur më 1967 në Maqedoninë e Veriut, jeton në Wittenbach të Zvicrës. Ai krijon në fushën e poezisë, prozës dhe eseistikës, ndërsa veprat e tij janë botuar në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.

Ndër botimet e tij veçohen antologjia dygjuhësore “Blick durchs geöffnete Fenster”, e publikuar më 2005, si dhe vëllimi poetik “Die weisse Filzkappe”, botuar më 2017 nga shtëpia botuese “Waldgut Verlag”.

Mbrëmja letrare organizohet në bashkëpunim me Kultur Richard Butz, ndërsa hyrja për të gjithë të interesuarit është falas./Telegrafi/