Chivu: Nuk kemi folur kurrë për dëmtimet dhe problemet, vetëm në itali vihet në dyshim Thuram

9 Nëntor 2026
7:48
Alfred Lleshi
back button

Cristian Chivu nuk e fshehu kënaqësinë për paraqitjen e shkëlqyer të Interit, që mposhti Comon me rezultat më të ngushtë sesa tregoi loja: “Përballuam 9 ndeshje në 27 ditë me energji, cilësi dhe rezultate pozitive. Nuk mund të fitosh gjithmonë, edhe pse përpiqemi. Ndonjëherë duhet të pranosh zhgënjimet dhe të përgatitesh për ndeshjet e radhës përmes punës. Rritëm ritmin, zbatuam atë që kishim përgatitur dhe ushtruam presing kolektiv. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, duke shkuar në pushim në avantazhin 2-0.

Përgëzime të gjithë lojtarëve, ishin të mrekullueshëm. Gjithmonë ka vend për përmirësim. Sezoni është i gjatë dhe duhet të menaxhojmë energjitë, rotacionet dhe motivimin. Rëndësi ka edhe të përballemi me njëri-tjetrin dhe t’i themi gjërat hapur, si kur fitojmë, ashtu edhe kur humbasim. Reaguam pas derbit dhe kjo ishte e rëndësishme. Pas 9 ndeshjesh mund të kishim bërë më mirë, por edhe më keq”.

Për lojtarët, Chivu theksoi: “Vetëm në Itali vihet herë pas here në diskutim një futbollist si Thuram. Ai tregoi lidership në mungesë të Lautaros. Nuk jemi ankuar kurrë për dëmtimet apo problemet, edhe kur na është dashur të aktivizojmë lojtarë nga U-23”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit