Demonstratat studentore, një nga sfidat më të vështira për Edi Ramën/ Media italiane: Të rinjtë protestojnë kundër korrupsionit qeveritar

Protestat në Tiranë, vazhdojnë të marrin vëmendjen e mediave të huaja. Kështu media e njohur italiane Sky tg24, shkruan se lëvizja studentore përbën një nga sfidat më të vështira politike të kryeministrit Edi Rama.

Më tej në artikull përshkruhet situata, duke argumentuar se, “grupe protestuesish me fytyrat e mbuluara janë përplasur me forcat e rendit, duke bllokuar rrugët dhe hedhur mjete piroteknike në qendër të kryeqytetit”.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, Policia ka ndërhyrë duke përdorur autobotët me ujë për të shpërndarë protestuesit dhe për të zhbllokuar akset rrugore.

Protestat, të cilat drejtohen kryesisht nga studentët dhe nisën në mesin e muajit tetor, janë organizuar kundër korrupsionit në qeveri, mungesës së vendeve të punës dhe reformave në sistemin arsimor.

“Lëvizja protestuese përbën një nga sfidat më të vështira politike për kryeministrin Edi Rama”, thuhet në shkrimin e medias italiane.

 


Shtuar më 9.11.2026 07:55

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary