Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës



Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare, si dhe çështje të tjera.

Në mesin e pikave të parapara për seancën plenare është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

Po ashtu, në rend dite është edhe mocioni përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë, shkruan RTK.

Kryesia do të shqyrtojë edhe miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar, ndërsa në fund do të trajtojë propozimet dhe kërkesat e ndryshme.