AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes

Sanksionet e vendosura nga AMA ndaj disa emisioneve televizive për gjuhën e përdorur nga të ftuarit në transmetime live ngrenë shqetësime për kufizimin e debatit publik dhe lirisë editoriale gjatë protestave antiqeveritare.

Blerina GjokaBlerina GjokangaBlerina Gjoka
5 seconds më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi duke folur gjatë një konference të organizuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, | Foto: LSA

Gazetari Blendi Fevziu e nisi emisionin e tij “Opinion” me një notë proteste mbrëmjen e së enjtes. I veshur me një uniformë me mbishkrimin “Policia AMA”, Fevziu ironizoi efektin e një gjobe të vendosur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive për “përmbajtje të gjuhës së papërshtatshme”.

“Unë nuk po ankohem për gjobën, por po ankohem që pas 30 vitesh në këtë studio… veshjen time normale duan ta kthejnë në veshjen e një polici të AMA-s,” deklaroi Fevziu.

“Unë nuk duhet të jem më gazetari që drejton një debat midis dy palëve të balancuara ose mbi një temë që ka këndvështrime të ndryshme, por duhet të jem polici që qëndroj këtu për të check-uar dhe certifikuar çdo fjalë që thotë çdo i ftuar, për ta qortuar atë nëse është e papërshtatshme,” shtoi më tej ai.

Gjoba në adresë të emisionit “Opinon” lidhet me debatin e datës 22 tetor mbi protestat anti-qeveritare, ku gazetari Armand Shkullaku deklaroi mes të tjerash se: “Nuk e dimë dhe sa ditë do të rrijë Rama në pushtet, se Rama në fund do tërhiqet zvarrë, e ka kaluar vijën e kuqe, ia ka hequr mundësinë vetes për negociata”.

Për drejtuesin e emisionit që transmetohet çdo mbrëmje “live’, kjo është një masë qesharake, që ka për synim që t’u diktojë të ftuarve se çfarë të thonë apo t’i censurojë ata.

Emisioni “Opinion” nuk është i vetmi.

Në ditët e përplasjeve të dhunshme gjatë protestave studentore, një numër emisionesh politike në ekrane të tjera janë përballur me gjoba të ngjashme nga AMA, me pretendimin e shfaqjes së pamjeve të dhunshme apo përdorjes së gjuhës së urrejtjes, nxitjes apo justifikimit të dhunës nga të ftuarit në panele.

Mes të gjobiturve janë emisioni “Ora e Betit” në TV Ora News, “Kafe Shqeto” në Syri TV apo Të Paekspozuarit në Vizion Plus.

Emisioni “Ora e Betit” e gazetares Beti Njuma u gjobit me 100 mijë lekë, mes të tjerash me argumentimin se drejtuesja e programit nuk kishte reaguar për t’i dënuar këto qëndrime dhe as nuk ishte distancuar prej tyre, duke shkelur kështu rregullat e etikës, moralit publik dhe Kodit të Transmetimit që ndalojnë rreptësisht përmbajtjet që nxisin dhunën apo diskriminimin.

Gazetarja Beti Njuma i tha BIRN se kjo fushatë po rikthen “metodat bolshevike të ndëshkimit për mediat dhe protestuesit kritikë”.

“Jam pa fjalë nga kjo sjellje e drejtueses se AMA-s, që në vend të një institucioni rregullator më ngjan me Ministrinë e së Vërtetës tek 1984 e Orwell, që kërkon të kontrollojë dhe censurojë edhe atë që njerëzit mendojnë,” tha Njuma në shenjë proteste.

Ndërkohë, moderatori Flavio Qarri i Syri TV deklaroi publikisht se ishte gjobitur pasi kishte transmetuar pamjet e shoqërimit nga policia të një protestuesi me këmbë të thyer.

AMA nuk komentoi deri në publikimin e këtij shkrimi nëse shtimi i masave administrative ndaj emisioneve të debatit lidhej me protestat e fundit dhe klimën e tensionuar politike në vend dhe nëse interpretimet ligjore mund krijonin efekt censurues dhe frikësues për mediat.

‘Zinxhir ndëshkimesh’ për protestat

Shoqatat në mbrojtje të gazetarëve dhe ekspertë të medias i shohin me shqetësim sanksionet  ndëshkuese të AMA-s ndaj gazetarëve, të cilat vijnë në të njëjtën kohë me masa të tjera represive ndaj tubimeve dhe protestuesve.

Sipas tyre, AMA po përdor formulimet ligjore për të tentuar censurë apo vetëcensurë si ndaj mediave kritike, ashtu edhe ndaj gazetarëve.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH, kërkoi të enjten që AMA të tregojë vetëpërmbajtje në vendosjen e sanksioneve ndaj mediave dhe të respektojë standardet evropiane të lirisë së shprehjes, duke konsideruar se gjobat janë vendosur në rrethana që “ngrenë pikëpyetje mbi proporcionalitetin e ndërhyrjeve administrative dhe respektimin e lirisë së shprehjes”.

“Liria e shprehjes, e garantuar nga neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nuk mbron vetëm informacionet dhe opinionet që priten pozitivisht, por edhe ato që mund të fyejnë, tronditin ose shqetësojnë shtetin apo një pjesë të shoqërisë,” thuhet në deklaratën e AGSH-së.

Edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat, Jorida Tabaku, e konsideroi shqetësuese sjelljen e AMA-s, duke e cilësuar institucionin si “policia e mendimit në mashën e sistemit”. Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik njoftuan se kishin kërkuar për raportim mbi këtë çështje drejtoreshën e AMA.

I pyetur nga BIRN, gazetari Lutfi Dervishi e sheh sjelljen e AMA-s si pjesë të një fushate më të gjerë kundër protestave antiqeveritare.

“Po krijohet përshtypja e një zinxhiri ndëshkimesh: gjoba për ata që protestojnë, gjoba për televizionet që transmetojnë protestat dhe presion mbi gazetarët që i diskutojnë ato. Nëse kjo logjikë vazhdon, nuk do të ishte çudi që një ditë të diskutohej edhe gjoba për shikuesit që ndjekin televizionin e ‘gabuar’,” ironizoi Dervishi.

Ndërsa thekson se nxitja e dhunës është e papranueshme dhe media ka përgjegjësinë që të mos shndërrohet në platformë për kërcënime, Dervishi bën një dallim thelbësor mes një televizioni që promovon dhunë dhe një televizioni, ku një i ftuar përdor gjuhë të papranueshme gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë – ku gazetari nuk mund të konsiderohet automatikisht përgjegjës.

“Në një periudhë protestash të vazhdueshme, përplasjesh me policinë dhe tensionesh politike, kur qeveria po ashpërson legjislacionin për tubimet dhe po rrit sanksionet ndaj protestuesve, autoriteti rregullator i medias “duket se ka nisur një fushatë ndëshkuese ndaj televizioneve që transmetojnë drejtpërdrejt këto zhvillime,” theksoi ai.

Për pedagogun e komunikimit, Erlis Çela, praktika e fundit e AMA-s ka një ndryshim të dukshëm nga mënyra se si institucioni ka vepruar më parë ndaj debateve politike televizive.

Ai ngre shqetësimin se shtimi i masave ndëshkuese në kohën e protestave mund të krijojë perceptimin e përdorimit politik të institucionit dhe të ndikojë drejtpërdrejt në kufijtë e lirisë së shprehjes.

“Kur ndërhyrja ndëshkuese bëhet më intensive dhe kthehet në një normë, krijohet një terren i përshtatshëm për censurë dhe autocensurë,” thotë Çela.

Kritikat e ashpra ndaj qeverisë, shprehjet provokuese apo deklaratat që shqetësojnë pushtetin nuk mund të klasifikohen automatikisht si nxitje e dhunës, thekson Çela, duke e konsideruar këtë një precedent të rrezikshëm për lirinë editoriale.

Ai paralajmëron se rreziku kryesor nuk lidhet vetëm me gjobat konkrete, por me krijimin e një praktike ku redaksitë fillojnë të marrin vendime editoriale duke parashikuar reagimin ndëshkues të autoritetit rregullator.  Për këtë arsye, Çela kërkon që qasja e AMA-s të kundërshtohet publikisht dhe që komisioni parlamentar përgjegjës të kërkojë llogari për mënyrën se si institucioni po ushtron kompetencat e tij.

Edhe Dervishi ngre disa pyetje nëse AMA i ka zbatuar të njëjtat standarde edhe në raste të mëparshme, pavarësisht përmbajtjes dhe autorëve të deklaratave.

“Nëse standardi bëhet më i ashpër vetëm kur protestat vënë në vështirësi qeverinë, atëherë problemi nuk është më vetëm administrativ, por prek drejtpërdrejt besueshmërinë dhe pavarësinë e rregullatorit”- përfundon ai.

Etiketa: Asociacioni i Gazetareve te ShqiperiseAutoriteti i Mediave AudioviziveBeti NjumaBlendi FevziuErlis ÇelaFlavio QarriLiria e MediasLiria e ShprehjesLutfi DervishiOpinionSyri TV
Raporti i AMA: Televizionet abuzuan gjatë pandemisë me reklama për barnat

Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes

08:03 | 09/11/2026
palazzo adriano 1

Arbëreshët në Siçili i kthejnë sytë nga Shqipëria për zhvillimin e turizmit kulturor

08:03 | 08/11/2026
miniera bulqize 1

Shembja e masivit të gurëve i merr jetën minatorit në Martanesh

18:48 | 07/11/2026
Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Trafikuan mbi 60 ton kokainë, SPAK çon për gjykim organizatën e drejtuar nga Çopja-Çela

16:44 | 07/11/2026
dosje gjyqesore

Raporti: Mbi 50% e proceseve për lirinë e shprehjes kanë tregues të padive SLAPP

08:04 | 07/11/2026
Gjykata Kushtetuese: Qeveria kufizoi lirinë e shprehjes me mbylljen e TikTok

Rishikimi i vendimeve, mandati i ONM zgjatet edhe në Kushtetuese

18:02 | 06/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.