• Kontakt
Monday, November 9, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes

08:20 : 09/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gazetari Blendi Fevziu e nisi emisionin e tij “Opinion” me një notë proteste mbrëmjen e së enjtes. I veshur me një uniformë me mbishkrimin “Policia AMA”, Fevziu ironizoi efektin e një gjobe të vendosur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive për “përmbajtje të gjuhës së papërshtatshme”.

“Unë nuk po ankohem për gjobën, por po ankohem që pas 30 vitesh në këtë studio… veshjen time normale duan ta kthejnë në veshjen e një polici të AMA-s,” deklaroi Fevziu.

“Unë nuk duhet të jem më gazetari që drejton një debat midis dy palëve të balancuara ose mbi një temë që ka këndvështrime të ndryshme, por duhet të jem polici që qëndroj këtu për të check-uar dhe certifikuar çdo fjalë që thotë çdo i ftuar, për ta qortuar atë nëse është e papërshtatshme,” shtoi më tej ai.

Gjoba në adresë të emisionit “Opinon” lidhet me debatin e datës 22 tetor mbi protestat anti-qeveritare, ku gazetari Armand Shkullaku deklaroi mes të tjerash se: “Nuk e dimë dhe sa ditë do të rrijë Rama në pushtet, se Rama në fund do tërhiqet zvarrë, e ka kaluar vijën e kuqe, ia ka hequr mundësinë vetes për negociata”.

Për drejtuesin e emisionit që transmetohet çdo mbrëmje “live’, kjo është një masë qesharake, që ka për synim që t’u diktojë të ftuarve se çfarë të thonë apo t’i censurojë ata.

Lexo edhe:

Gjobitja me 5 mln lekë e 17-vjeçarit/ Bardhi: Shteti nuk duhet të ndëshkojë të pambrojturit

U gjobit 5 mln lekë nga policia pse protestoi, 17-vjeçari: Nëna më ka ndërruar jetë, jetoj me kemp

Emisioni “Opinion” nuk është i vetmi.

Në ditët e përplasjeve të dhunshme gjatë protestave studentore, një numër emisionesh politike në ekrane të tjera janë përballur me gjoba të ngjashme nga AMA, me pretendimin e shfaqjes së pamjeve të dhunshme apo përdorjes së gjuhës së urrejtjes, nxitjes apo justifikimit të dhunës nga të ftuarit në panele.

Mes të gjobiturve janë emisioni “Ora e Betit” në TV Ora News, “Kafe Shqeto” në Syri TV apo Të Paekspozuarit në Vizion Plus.

Emisioni “Ora e Betit” e gazetares Beti Njuma u gjobit me 100 mijë lekë, mes të tjerash me argumentimin se drejtuesja e programit nuk kishte reaguar për t’i dënuar këto qëndrime dhe as nuk ishte distancuar prej tyre, duke shkelur kështu rregullat e etikës, moralit publik dhe Kodit të Transmetimit që ndalojnë rreptësisht përmbajtjet që nxisin dhunën apo diskriminimin.

Gazetarja Beti Njuma i tha BIRN se kjo fushatë po rikthen “metodat bolshevike të ndëshkimit për mediat dhe protestuesit kritikë”.

“Jam pa fjalë nga kjo sjellje e drejtueses se AMA-s, që në vend të një institucioni rregullator më ngjan me Ministrinë e së Vërtetës tek 1984 e Orwell, që kërkon të kontrollojë dhe censurojë edhe atë që njerëzit mendojnë,” tha Njuma në shenjë proteste.

Ndërkohë, moderatori Flavio Qarri i Syri TV deklaroi publikisht se ishte gjobitur pasi kishte transmetuar pamjet e shoqërimit nga policia të një protestuesi me këmbë të thyer.

AMA nuk komentoi deri në publikimin e këtij shkrimi nëse shtimi i masave administrative ndaj emisioneve të debatit lidhej me protestat e fundit dhe klimën e tensionuar politike në vend dhe nëse interpretimet ligjore mund krijonin efekt censurues dhe frikësues për mediat.

‘Zinxhir ndëshkimesh’ për protestat

Shoqatat në mbrojtje të gazetarëve dhe ekspertë të medias i shohin me shqetësim sanksionet ndëshkuese të AMA-s ndaj gazetarëve, të cilat vijnë në të njëjtën kohë me masa të tjera represive ndaj tubimeve dhe protestuesve.

Sipas tyre, AMA po përdor formulimet ligjore për të tentuar censurë apo vetëcensurë si ndaj mediave kritike, ashtu edhe ndaj gazetarëve.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH, kërkoi të enjten që AMA të tregojë vetëpërmbajtje në vendosjen e sanksioneve ndaj mediave dhe të respektojë standardet evropiane të lirisë së shprehjes, duke konsideruar se gjobat janë vendosur në rrethana që “ngrenë pikëpyetje mbi proporcionalitetin e ndërhyrjeve administrative dhe respektimin e lirisë së shprehjes”.

“Liria e shprehjes, e garantuar nga neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nuk mbron vetëm informacionet dhe opinionet që priten pozitivisht, por edhe ato që mund të fyejnë, tronditin ose shqetësojnë shtetin apo një pjesë të shoqërisë,” thuhet në deklaratën e AGSH-së.

Edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat, Jorida Tabaku, e konsideroi shqetësuese sjelljen e AMA-s, duke e cilësuar institucionin si “policia e mendimit në mashën e sistemit”. Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik njoftuan se kishin kërkuar për raportim mbi këtë çështje drejtoreshën e AMA.

I pyetur nga BIRN, gazetari Lutfi Dervishi e sheh sjelljen e AMA-s si pjesë të një fushate më të gjerë kundër protestave antiqeveritare.

“Po krijohet përshtypja e një zinxhiri ndëshkimesh: gjoba për ata që protestojnë, gjoba për televizionet që transmetojnë protestat dhe presion mbi gazetarët që i diskutojnë ato. Nëse kjo logjikë vazhdon, nuk do të ishte çudi që një ditë të diskutohej edhe gjoba për shikuesit që ndjekin televizionin e ‘gabuar’,” ironizoi Dervishi.

Ndërsa thekson se nxitja e dhunës është e papranueshme dhe media ka përgjegjësinë që të mos shndërrohet në platformë për kërcënime, Dervishi bën një dallim thelbësor mes një televizioni që promovon dhunë dhe një televizioni, ku një i ftuar përdor gjuhë të papranueshme gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë – ku gazetari nuk mund të konsiderohet automatikisht përgjegjës.

“Në një periudhë protestash të vazhdueshme, përplasjesh me policinë dhe tensionesh politike, kur qeveria po ashpërson legjislacionin për tubimet dhe po rrit sanksionet ndaj protestuesve, autoriteti rregullator i medias “duket se ka nisur një fushatë ndëshkuese ndaj televizioneve që transmetojnë drejtpërdrejt këto zhvillime,” theksoi ai.

Për pedagogun e komunikimit, Erlis Çela, praktika e fundit e AMA-s ka një ndryshim të dukshëm nga mënyra se si institucioni ka vepruar më parë ndaj debateve politike televizive.

Ai ngre shqetësimin se shtimi i masave ndëshkuese në kohën e protestave mund të krijojë perceptimin e përdorimit politik të institucionit dhe të ndikojë drejtpërdrejt në kufijtë e lirisë së shprehjes.

“Kur ndërhyrja ndëshkuese bëhet më intensive dhe kthehet në një normë, krijohet një terren i përshtatshëm për censurë dhe autocensurë,” thotë Çela.

Kritikat e ashpra ndaj qeverisë, shprehjet provokuese apo deklaratat që shqetësojnë pushtetin nuk mund të klasifikohen automatikisht si nxitje e dhunës, thekson Çela, duke e konsideruar këtë një precedent të rrezikshëm për lirinë editoriale.

Ai paralajmëron se rreziku kryesor nuk lidhet vetëm me gjobat konkrete, por me krijimin e një praktike ku redaksitë fillojnë të marrin vendime editoriale duke parashikuar reagimin ndëshkues të autoritetit rregullator. Për këtë arsye, Çela kërkon që qasja e AMA-s të kundërshtohet publikisht dhe që komisioni parlamentar përgjegjës të kërkojë llogari për mënyrën se si institucioni po ushtron kompetencat e tij.

Edhe Dervishi ngre disa pyetje nëse AMA i ka zbatuar të njëjtat standarde edhe në raste të mëparshme, pavarësisht përmbajtjes dhe autorëve të deklaratave.

“Nëse standardi bëhet më i ashpër vetëm kur protestat vënë në vështirësi qeverinë, atëherë problemi nuk është më vetëm administrativ, por prek drejtpërdrejt besueshmërinë dhe pavarësinë e rregullatorit”- përfundon ai./Birn

Etiketa: AGSHAMABlendi Fevziucensurimin e mediasEdi Ramagjobeliria e mediaslutfi dervishimediaprotestat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjobitja me 5 mln lekë e 17-vjeçarit/ Bardhi: Shteti nuk duhet të ndëshkojë të pambrojturit

21:04 : 08/11/2026
AKTUALITET

U gjobit 5 mln lekë nga policia pse protestoi, 17-vjeçari: Nëna më ka ndërruar jetë, jetoj me kemp

19:34 : 08/11/2026
AKTUALITET

Protestuesit nuk i ndal as shiu, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:39 : 08/11/2026
AKTUALITET

Media italiane: Revolta studentore po kthehet në sfidë serioze për qeverinë Rama

17:32 : 08/11/2026
AKTUALITET

Protesta çon Ramën në SPAK, ndaj proteston dhunshëm Rama

14:55 : 08/11/2026
AKTUALITET

Berisha: Revolta studentore e ka kthyer Ramën në “kufomë politike”

12:44 : 08/11/2026

TË GJITHA

Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes

08:20 : 09/11/2026

Këmbimi valutor, 9 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 09/11/2026

Merrni çadrat me vete! Sot reshje shiu

08:03 : 09/11/2026

Horoskopi, 9 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 08/11/2026

Kur krimi thyen heshtjen. Tre të penduarit dhe 27 ngjarjet kriminale të dosjes “Plumbi i Artë”

22:55 : 08/11/2026

Aksident në Durrës/ 33-vjeçari përplaset me shtyllën elektrike dhe dy makina

22:44 : 08/11/2026

Sherri me Jonidën/ Ish-banori i “BBVA” hedh akuza të rënda ndaj Rozana Radit lidhur me Adi Hilën

22:37 : 08/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com