E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vrau prindërit, motrën dhe 6 persona të tjerë, ndërron jetë autori 25-vjeçar në Poloni

Polonia vijon të jetë në gjendje shoku pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Krakovit pasditen e së shtunës, ku një 25-vjeçar, i identifikuar si Mihal Oksinski, dyshohet se vrau gjashtë persona, të moshës 32 deri në 61 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, më herët ai kishte vrarë edhe babanë, nënën dhe motrën e tij, duke e çuar në nëntë numrin e viktimave.

Autoritetet polake njoftuan të hënën në mëngjes se 24-vjeçari ka ndërruar jetë. Ai u ndalua nga dy efektivë policie, të cilët arritën ta kapnin  pasi automjeti me të cilin udhëtonte u përplas me një makinë tjetër.

Pamjet e publikuara nga ngjarja tregojnë momentin kur dy policët zbresin nga makina e patrullës dhe përballen nga afër me autorin. Të dy efektivët mbetën të plagosur nga të shtënat, por njëri prej tyre arriti të qëllonte 25-vjeçarin dhe ta neutralizonte.

Njëri nga policët aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën.

Reklamë

Hetimet për motivet e sulmit

Ndërkohë, Prokuroria e Krakovit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjatë kontrolleve në banesën ku jetonte 25-vjeçari, në zonën e Ostroviec Shventokshiskit, ku u gjetën të pajetë prindërit dhe motra e tij, autoritetet sekuestruan një sasi të konsiderueshme municionesh dhe 11 armë zjarri.

Hetuesit besojnë se autori ka vepruar i vetëm dhe po përpiqen të ndërtojnë profilin e tij psikologjik, si dhe të përcaktojnë motivet që e shtynë drejt masakrës.

Sipas autoriteteve, Oksinski nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë. Ai frekuentonte çdo të diel një poligon qitjeje së bashku me të atin, me qëllim përmirësimin e aftësive në përdorimin e armëve.

Megjithatë, përfaqësues të klubit të qitjes kanë mohuar se i riu ishte trajnuar aty për teknika taktike apo ushtarake të përdorimit të armëve.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të një prej ngjarjeve më të rënda që ka tronditur vendin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.