Sot pritet të vijojë rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray.
Më 19 shkurt, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Nikën me 18 vjet burgim. Gjykata e Apelit më pas pranoi ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu çështjen për rigjykim. Në seancën e 28 majit 2025, Nika u deklarua i pafajshëm.
Të lidhura
None found
Aktakuza u ngrit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 11 shkurt 2025. Sipas saj, më 1 gusht 2023, pas një mosmarrëveshjeje me të dashurën e tij, tashmë të ndjerën M.K-U., Nika e goditi vazhdimisht dhe tentoi ta shkelte me veturë në parkingun jashtë një hoteli në Fushë-Kosovë.
Aktakuza thotë se, pasi hynë në dhomën ku po qëndronin, Nika vazhdoi përleshjen dhe goditjet me qëllim që ta privonte nga jeta M.K-U. Sipas përshkrimit të prokurorisë, ai e shtyu drejt një qosheje nga ku ajo nuk mund të largohej dhe, përmes goditjeve e shtyrjeve, nxori kornizën e dritares dhe e hodhi nga dritarja e dhomës së hotelit në katin e gjashtë. M.K-U. ndërroi jetë në QKUK si pasojë e lëndimeve, pavarësisht trajtimit mjekësor.
Për këto veprime, Endrit Nika akuzohet për veprën penale „Vrasje e rëndë”, sipas nenit 173, paragrafi 1, pika 1.3 të Kodit Penal.







