Për ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, aneksi i ri i rregullores së kësaj gjykate për të pranuar në dhomë këshillimi pjesëtarët e ONM në procesin e vetingut të magjistratëve të kthyer për rishqyrtim nga Strasburgu, është një veprim i ulët dhe aspak serioz, që sipas tij cenon dhe minon integritetin e Kushtetueses.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Muçi tha se me këto veprime, shteti jonë tregon se është një republikë bananesh.
Sipas tij, pjesëmarrja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, nuk ka qenë gjë tjetër veçse një operacion ndërkombëtar estetik i sistemit të drejtësisë për ta kapur më tej.
Ky veprim i GJK është në dy aspekte. I pari është ai serioz, me veprime të tilla e çoi në minimum integritetin e GJK. Në shkelje të kushtetutës e ligjit. Ne vazhdojnë të jemi republikë bananesh. Me këtë sjellje është shumë e ulët nga pikëpamja ligjore, të krijon neveri, boshllëk të pisët.
Lidhur me ONM, kam një vështrim tjetër. E kam hequr në kurriz, ONM ka qenë operacioni ndërkombëtar estietikës i sistemit të drejtësisë. Mazhorancës i duhej një marketing së pari ndërkombëtar, në mënyrë antikushtetuese duke i dhënë rol kushtetues. Duke pranuar këta përfaqësues u mbyllte gojën ndërkombëtarëve. Së dyti u hidhte hi syve qytetarëve shqiptare, se gjasme po e kryen BE dhe ndërkombëtarët. Në të dy e marketon shkatërrimin e ssitemit të drejtësisë në mënyrë perfekte.
Unë kam paditur edhe ONM, të gjitha gjykatat i pranonin institucionet e tjera, por jo ONM, ONM ka qenë një tigër prej kartoni në procesin e vetingut. ONM përdori për të trembur opinionin dhe për ta përdorur kundër një magjistrati për ta shkarkuar. Në fillim të vetingut e dinin se kishin rol në process dhe bënin deklarata publike, dikush u tha të heshtnin dhe nuk flisnin më.
Ky ka qenë qëllimi i përhershëm i vetingut, të kishin kontrol të brendshëm e të përhershëm. GJK tani mund të jenë në dhomë këshillimi, është veprim banal, s’do kenë asnjë lloj roli. Mazhoranca i ka të gjitha mekazniat, kanë bërë siguresë pas sigurerë, se kush do shpëtojë. Veprimi është shumë i ulët që bën GJK. Është operacion estetik. Vetëm ne bëjmë eksperimente.
© SYRI.net
‘Kufomë politike e pakallur!’/ Berisha publikon VIDEO-n me 3 fakte që tregojnë se Rama ka prekur fundin
Bardhi: Gjobitja me 5 milionë lekë e një fëmije jetim për pjesëmarrjen në protestë, akt çnjerëzor
5 mln lekë gjobë nga policia/ 17-vjeçari: Nëna më ka ndërruar jetë! Jetojmë me kemp…! Do vijoj të protestoj