E rëndë në Athinë, gjendet në një valixhe trupi i pajetë i një gruaje! Nisin hetimet
Trupi i një gruaje u gjet në një valixhe në Athinë teksa autoritetet po vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë. Trupi u gjet brenda një valixheje që ishte braktisur në një trotuar, në kryqëzimin e rrugëve Alkamenous dhe Charissis, në zonën e Agios Panteleimonas. Sipas informacionit, valixhja u zbulua nga një i huaj, i cili vuri re një erë të fortë dhe njoftoi autoritetet.
Oficerët e policisë nxituan në vendngjarje, të cilët pas inspektimit përcaktuan se brenda valixhes kishte një trup njeriu. Mësohet se viktima u gjet me këmbët e lidhura brenda valixhes.
Autoritetet po kërkojnë përgjigje në lidhje me rrethanat e vdekjes së gruas, ashtu edhe në lidhje me mënyrën se si valixhja përfundoi në një trotuar në zonë.
Sipas informacioneve, trupi i përket një gruaje të re me prejardhje afrikane, e cila nuk kishte asnjë dëmtim të dukshëm. Megjithatë, për shkak të dekompozimit të avancuar, vlerësohet se vdekja e saj kishte ndodhur afërsisht pesë deri në shtatë ditë para se të zbulohej.
Policia po shqyrton të gjitha mundësitë, përfshirë veprimin kriminal dhe mundësinë që vdekja të ketë qenë e lidhur me përdorimin e drogës.
Mrekulli në Kaliforni, peshkatarët shpëtojnë pianistin e anijes turistike pas 9 orësh në Oqeanin Paqësor
Ish-shef në ushtrinë izraelite, humbi djalin në luftën në Gaza! Kush është Gadi Eisenkot?
Rebelët Huthi nisin sulme të reja, goditet kulla Aramco në Riad
- 08:54 Mrekulli në Kaliforni, peshkatarët shpëtojnë pianistin e anijes turistike pas 9 orësh në Oqeanin Paqësor
- 08:52 Ish-shef në ushtrinë izraelite, humbi djalin në luftën në Gaza! Kush është Gadi Eisenkot?
- 08:46 Rebelët Huthi nisin sulme të reja, goditet kulla Aramco në Riad
- 08:43 Një tjetër tërmet i fortë godet Japoninë, lëkundjet ndihen edhe në Tokio! Ja sa ishte magnituda
- 08:43 Ish-spiuni i lidhur me Kremlinin pretendon se rrëzoi Sebastian Kurz, dyshimet për operacion rus që tronditi Austrinë
- 08:42 Të shtëna me armë në SHBA, dy viktima dhe 3 të plagosur! Policia nis hetimet