Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të grabitjes së një banke të nivelit të dytë, e ndodhur disa ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë R. Duka, 50 vjeç, nga Vlora, i cili u arrestua pranë rrugës së Kosovarëve.
Sipas të dhënave paraprake, 50-vjeçari dyshohet se kreu grabitjen duke kërcënuar me armë stafin e bankës dhe më pas u largua me monopatinë.
Ndërkohë, Duka dyshohet edhe si autor i një tjetër grabitjeje banke, të ndodhur disa muaj më parë, po në zonën e Komunës së Parisit. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve.