Tragjedi në Kretë: 20 emigrantë të vdekur, dy të zhdukur dhe 133 të shpëtuar

Një seri operacionesh shpëtimi në ujërat në jug të Kretës, gjatë fundjavës, përfundoi me 20 emigrantë të vdekur dhe 133 të shpëtuar. Dy persona të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur, ndërsa autoritetet greke po hetojnë ngjarjet.

Incidenti i parë ndodhi të premten në mbrëmje pranë portit Kali Limenes. Një rimorkiator shpëtoi 28 emigrantë nga Sudani dhe nxori nga deti trupin e pajetë të një burri.

Të lidhura

None found

Operacioni u pezullua për shkak të erërave të forta, të cilat arrinin deri në 7 ballë. Kur varka u lokalizua sërish mëngjesin e sotëm, në të u gjetën edhe shtatë trupa të tjerë.

Në një varkë tjetër, rreth 28 kilometra larg bregut, u zbuluan 12 emigrantë të vdekur, ndërsa 18 persona u shpëtuan.

Në dy operacione të tjera në jug të Kretës, forcat e Frontex-it nxorën në siguri 87 emigrantë që udhëtonin me dy varka. Të mbijetuarit nga varka e parë thanë se ishin nisur nga brigjet e Libisë më 3 ose 4 nëntor. Për udhëtimin drejt Greqisë, secili kishte paguar nga 12 mijë deri në 16 mijë dinarë libianë.

Policia portuale greke ka vënë në pranga dy shtetas sudanezë, përkatësisht 28 dhe 16 vjeç, të dyshuar për trafikim. Të shpëtuarit i kanë identifikuar, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuza, ndër të tjera, për lehtësimin e hyrjes së paligjshme dhe vënien e personave në rrezik, me pasojë vdekjen.

Gjatë muajve të fundit, rruga detare nga Libia drejt Kretës është shndërruar në një prej korridoreve kryesore të emigracionit drejt Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të bëra publike në fillim të nëntorit, mbi 23 mijë emigrantë kishin mbërritur këtë vit në Kretë dhe ishujt përreth.


Shtuar më 9.11.2026 09:12

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary