E hënë, 9 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Hit-parada ‘Fol me kryeministrin’!
OP-ED

Hit-parada ‘Fol me kryeministrin’!

 

Që të dielën, sapo platforma u bë gati nga AKSHI i Gysit dhe Ermalit, një lumë bisedash dhe pyetjesh e shpërtheu inboxin e KM-së. Nga 5000 pyetje, po ndajmë hit-paradën me 10 kryesoret!

Vendin e parë e zinin pyetjet: “Aman, mos ik, o bablok! Po ike ti, kush do të vijë?!”

Në vendin e dytë ishin pyetjet: “Ec përpara, o gjigand, qentë le të lehin!”

Në vendin e tretë, me shumicë, ishin pyetjet: “A do ta marrim bonusin e Vitit të Ri?”

Në vendin e katërt mbizotëronte pyetja: “Si shumë tolerant po tregohesh me armiqtë e jashtëm dhe me këta kopukët e vegjël që djegin semaforët! Bjeru fort!”

Në vendin e pestë ishin pyetjet e tipit: “Mos u zini me njëri-tjetrin, ta forcojmë partinë nën shembullin e Zegjines.”

Në vendin e gjashtë renditej pyetja: “Nuk po na hapet e-Albania, nuk na punon interneti!”

Në vendin e shtatë klasifikohej pyetja: “Pse nuk po rritet fare këto ditë çmimi i naftës?”

Jo pak nga rëndësia, por në vendin e tetë ishin pyetjet: “Po ai i përdali, Adi Hila, do të ketë video të reja?! Pse u tregua pa takt ajo këngëtarja e qiraxhiut?!”

Në vendin e parafundit ishte pyetja për sinjalistikën e dëmtuar në Tiranë: “Pse ka më pak trafik pa semaforë?!”

Dhe e fundit: “Mos u dorëzo, se po ike ti, kujt do t’i shkruajmë pyetje! Me kë të flasim pastaj?! Kush na jep hapësirë si ti, o babëloku ynë?!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.