Grabitja e bankës në Komunën e Parisit, arrestohet 50-vjeçari nga Vlora
Policia e Tiranës ka arrestuar 50 vjeçarin Robert Dukën nga Vlora, i dyshuar si autor i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi më 2 nëntor 2026, rreth orës 10:45, kur një person i maskuar hyri në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e një sendi që ngjante me armë, arriti të marrë një shumë parash.
Sipas të dhënave paraprake, autori kërcënoi fillimisht punonjësin e sigurisë dhe më pas iu drejtua sporteleve, ku mori paratë. Pas grabitjes, ai u largua nga vendngjarja me një monopatinë elektrike, në drejtim të stadiumit “Selman Stërmasi”.
Pas hetimeve dhe veprimeve policore, Robert Duka u lokalizua dhe u arrestua pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë. 50-vjeçari dyshohet gjithashtu se është autor i një tjetër grabitjeje bankare, të ndodhur disa muaj më parë, po në zonën e Komunës së Parisit.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të të dyja ngjarjeve dhe për sqarimin e rrethanave të tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



