Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni
SPAK ka regjistruar akuza të reja ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni që lidhen me dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.
Prokuroria e Posaçme po verifikon një transfertë në një kompani ku është i punësuar vëllai i Vlora Hysenit, Izet DIngler, si dhe po verifikohen edhe disa listpagesa që janë gjetur në zyrën e EATABACCO të Ergys Agasit.
Ish-drejtoresha e SHISH, është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku dyshohet për përfshirje në veprimtari që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi.