Për ekspertin Niko Dumani, ajo që ndodhi me helmimin e fëmijëvë të një kopshti në Vlorë, është tejet shqetësuese për qytetin bregdetar në tërësi.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Dumani tha se edhe analizat nga institucionet vendore shëndetësore të Vlorës, treguan prani të dy lloje bakteresh në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas tij, një tjetër shqetësim është edhe zhvendosja e kopshtit nr.10 në një ambient privat familjar, duke mos garantuar sigurinë ushqimore dhe ambinteve fizike për fëmijët.
Problemi që po trajtohet është se Vlora ka patur një shqetësim me shenja të një lloj helmimi të një kopshti, problem e shqetësim jo vetëm i familjarëve. Bëhet fjalë për një grup fëmijësh, 7 fëmijë të kopshtit të fëmijëve me shenja helmimi janë trajtuar në spitalin Vlorë. Nga këta 7 fëmijë, 2 janë larguar e tjerët në trajtim.
Është një shqetësim jo vetëm si çështje që lidhet me higjenën e ndotjen, por edhe për prindërit që raportojnë dhimbje barku e të vjella të fëmijëve. Kemi një shqetësim të hapur dhe me shumë problematika, si faktor më i rëndësishëm është rrjeti ujor i Vlorës, është një rikonstruksion të rrjetit, dhe në shumë pika ka probleme të dyshimta që mund të hyjnë ujëra të ndotura në rrjetin e ujësjellësit.
Është publikuar një analizë e ujit dhe përcaktohet se uji i pijshëm është i ndotur me dy baktere. Kopshti nr 10 është në riksontruksion dhe fëmijët janë sistemuar në një ambient familjar klubi.
Dy raportet e identifikimit që janë bërë, tregon se në zonë ka ujë të ndotur, ka dhe një analizë tjetër me pranimin e klorinimit të ujërave, rezulton se ato janë në nivel minimal. Ka të dhëna statistikore të analizave me ndotje të ujërave të zeza. Dy analizat e publikuara tr
gon se në zonë ka shqetësim, vërtet ka ndodhur e po trajtohet, sikur po nxitohet për punlikimin. Jemi para një fakti konmkret, është shqetësues për fëmijët, janë disa detyrime të njësisë shëndetësore të Vlorës, ata para se të bënin spostimin në lokal të kopshtit duhet të ketë proces verbal që do vërtetonte se kushtet në këtë lokal janë të përshtatshme, edhe për sigurinë e fëmijëve por edhe produketet ushqimore.
Të gjitha mungojnë dhe lidhen me probleme administrative. Vlora e merr ujin nga bolierët, dhe është rrezik për ndotje. Kemi spostimin e fëmijëve në lokal, e s’kemi të dhëna për elementetë higjenik të ruajtjes së ushqimeve dhe ambienteve. Janë këto fakte që kanë shkaktuar këtë shqetësim.
© SYRI.net