Mourinho sulmon La Liga: Kalendari është i mbingarkuar, lojtarët janë të rraskapitur

9 Nëntor 2026
9:36
Telesport
back button

Real Madrid mundi Valencia me rezultatin 3-0 në “Mestalla”, duke marrë 3 pikë që e mbajnë ngjitur me katalanasit, që dje fituan 2-1 ndaj Atlético Madrid. Trajneri José Mourinho, duke folur për gjendjen fizike të lojtarëve të tij, ngriti zërin kundër kalendarit të ngjeshur.

Sipas tij, lojtarët kanë kaluar disa javë jashtëzakonisht të ngarkuara. Trajneri portugez kritikoi kalendarin dhe mënyrën se si menaxhohet La Liga: “Sa i përket La Liga dhe Tebas, duhet të tregohem i përulur, pasi ata kanë fuqi të madhe”.

“Nuk do ta quaja mbinjerëzore të luash kaq shpesh, duke qenë se teknikisht është e mundur, por është jashtëzakonisht e vështirë për lojtarët. Nëse duan të luhet në këtë mënyrë, le ta bëjnë me dikë tjetër. Kjo maratonë ndeshjesh ka qenë e tepruar“, tha Mourinho.

Shqetësimi i tij kryesor lidhet me lojtarët që nisen për t’iu bashkuar ekipeve kombëtare. “Lojtarët janë tejet të lodhur. Ata do të kenë nevojë për rikuperim nga rraskapitja fizike edhe të hënën, të martën dhe të mërkurën,” shpjegoi Mourinho, duke u kërkuar trajnerëve të kombëtareve t’i kushtojnë vëmendje të veçantë rikuperimit të tyre.

“Merita për fitoren ndaj Valencia u takon lojtarëve. Nuk besoj se ka ndonjë formulë magjike për atë që po arrijnë. Ne jetojmë në të tashmen”, tha portugezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit