Diego Simeone nuk e fshehu zhgënjimin për humbjen 1-2 ndaj Barcelonës, por në fund të ndeshjes trajneri i Atletiko Madridit zgjodhi të vlerësonte paraqitjen e skuadrës së tij, duke veçuar edhe sulmuesin Julian Alvarez.
Argjentinasi ishte në qendër të vëmendjes, pasi pati disa mundësi për të shënuar, por nuk arriti të konkretizonte.
Simeone, megjithatë, nuk e kritikoi, përkundrazi, i doli në mbrojtje.
“Zhvilloi një ndeshje të rëndësishme. U përfshi në tri raste të rrezikshme, përveç asistimit për Xhulianon. Çfarë mund t’i kërkojmë më shumë?”, deklaroi trajneri i Atletikos.
Simeone theksoi se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje fantastike, por u ndëshkua nga mungesa e konkretizimit përpara portës kundërshtare.
“Jam krenar për djemtë. Na mungoi konkretizimi që kërkojnë ndeshje të tilla. Barcelona është një skuadër shumë e fortë dhe arriti të shfrytëzonte rastet e saj”, u shpreh ai.
Sa i përket Alvarez, trajneri pranoi se sulmuesi ka nevojë të rikthehet në formën më të mirë, duke garantuar mbështetjen e plotë të klubit.
“Është një futbollist i jashtëzakonshëm, e duam shumë dhe kemi nevojë për të. Na duhet në formën e tij më të mirë dhe do të punojmë me të për ta arritur këtë. I mungoi vetëm goli, i cili do ta kishte vendosur në një nivel tjetër, por ai do të vijë”, theksoi Simeone.
Pavarësisht dy humbjeve radhazi, tekniku argjentinas kërkoi qetësi, duke nënvizuar se Atletiko është ende në proces ndërtimi dhe ka shumë për të përmirësuar.
© SYRI.net
Ndryshon lista e Italisë! Për herë të parë që pas turpërimit, Mançini rikthen lojtarin e Juventusit
Juventus shpëton një pikë në Firence, Bremer ndal Fiorentinën në barazimin 2-2
VIDEO/ Fermin fantastik, dygolëshi i tij përmbys rezultatin ndaj Atleticos në 'Metropolitano'Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: