EMRI/ Grabitja e bankës së nivelit të dytë në Komunën e Parisit, arrestohet autori
Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar nga Vlora, të identifikuar si Robert Duka, i dyshuar si autor i grabitjes së bankës së nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit.
Ngjarja ndodhi më 2 nëntor, rreth orës 10:45, kur një person i maskuar hyri në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e një sendi që ngjante me armë zjarri, arriti të marrë një shumë parash.
Fillimisht, ai kërcënoi punonjësin e sigurisë dhe më pas iu drejtua sporteleve, ku mori paratë. Pas grabitjes, autori u largua me një monopatinë elektrike, në drejtim të stadiumit “Selman Stërmasi”.
Pas hetimeve dhe veprimeve operative, 50-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua nga policia pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/vizionplus.tv




