Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma
9 Nëntor 2026 |
09:51
Një tjetër aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Durrës. Mësohet se rreth orës 21:00, një automjet tip “Ford” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga korsia duke u përplasur me dy mjete të tjera të parkuara në anë të rrugës në Spitallë.
Si pasojë e përplasjes, shoferi mbeti i bllokuar brenda kabinës së dëmtuar. Pas aksidentit ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës dhe më pas i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.
Fatkeqësisht ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia nga ana tjetër po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lajme të Sugjeruara
Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër grabitje në të njëjtën zonë
Policia ka arrestuar këtë të hënë autorin e dyshuar të grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në...
Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit. Mësohet se një 26-vjeçare ka përplasur e makinë një këmbësor....
43-vjeçari, Gazmir Beqiri kryen dializë tri herë në javë, familja apel për ndihmë
Prej 15 vitesh, 43-vjeçari Gazmir Beqiri nga Cërriku përballet me probleme të rënda shëndetësore. Prej 13 vitesh kryen dializë tri herë në javë, ndërsa krahas...
- 09:45 Papa Leo i bën thirrje Argjentinës të mbrojë demokracinë në një fjalim drejtuar Presidentit Milei
- 09:44 Trump e pranon: Politika e deportimit të emigrantëve ishte shumë e ashpër
- 09:40 Humbja e Trump në zgjedhjet e mesit të mandatit! Fituesit dhe humbësit më të mëdhenj të aksioneve në Evropë
- 09:36 Trump: MAGA mund të vazhdojë pa mua, humbëm sepse nuk arritëm ta përcillnim mesazhin tonë
- 09:34 Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi
- 09:30 Plani amerikan për sigurinë e Evropës, çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?