Një person është gjetur i shtrirë të dielën në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë njësi policore si dhe emergjenca.


Siç thuhet në raport në vend ngjarja viktima ende kishe shenja jete dhe është dërguar menjëherë në QKUK për tretman mjekësor.

Tutje thuhet se nga stafi mjekëosr i emergjencës është konfirmuar vdekja e tij.

“Prishtinë 08.11.2026, 23:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore si dhe emergjenca, ku i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi që ende kishte shenja jete. Nga stafi mjekësor i emergjencës është konfirmuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/