Një grua ka raportuar se është kanosur me një mjet të mprehtë nga një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:50, në Obiliq.


Tutje bëhet e ditur se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“ Obiliq 08.11.2026, 15:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur me një mjet të mprehtë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/