Monday / November 9 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Kosova

Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, shkak greva e punëtorëve

Share Share Icon

Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shkak të grevës së paralajmëruar nga organizatat sindikale të Infrakos.

Ndërmarrja Trainkos ka njoftuar se treni nr. 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do të ndalojë në Fushë-Kosovë, pasi Infrakos pritet të ndërpresë ofrimin e shërbimeve infrastrukturore në orën 08:00.

Sipas njoftimit, pas këtij treni, të gjitha linjat e tjera do të pezullohen deri në normalizimin e situatës.

Trainkos ka kërkuar mirëkuptim nga udhëtarët, duke theksuar se shërbimet e transportit hekurudhor do të rikthehen sapo të krijohen kushtet.

“Trainkos Sh.A. kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve për këtë situatë të krijuar jashtë mundësive tona operative dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për rikthimin e shërbimeve të transportit hekurudhor sa më parë që të krijohen kushtet. Për çdo ndryshim tjetër do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Trainkos-it.

Punëtorët e Infrakos kishin paralajmëruar grevën gjatë protestës së 26 tetorit, të mbajtur para stacionit hekurudhor në Fushë-Kosovë.

Ata kërkojnë indeksimin e pagave, përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e sigurisë, duke akuzuar bordin dhe menaxhmentin për mosplotësimin e kërkesave të tyre.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Mbi 79 mijë turistë në Kosovë gjatë shtatorit, Shqipëria dhe Gjermania prin me vizitorë të huaj

Kosova ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve në hotele gjatë shtatorit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak. Sipas të dhënave, ...

3 days më parë 4 Min Lexim

Mbi 2 mln euro në ditë, Kosova importoi 205 mln euro energji për 10 muaj të këtij viti

Për vetëm shtatë ditë, blerja e energjisë elektrike i kushtoi Kosovës 14.9 milionë euro, ndërsa nga janari deri në tetor importi i energjisë ka arr...

4 days më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!