Monday / November 9 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Europa Teknologji

BE kërkon ndryshime në algoritmin e TikTok, për shkak të efektit të dëmshëm të përmbajtjeve

Share Share Icon

Bashkimi Europian i ka kërkuar TikTok të ndryshojë mënyrën se si funksionon faqja e tij e rekomandimeve “For You”, për shkak të shqetësimeve se algoritmi mund t’i shtyjë përdoruesit, veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët, drejt konsumimit të vazhdueshëm të përmbajtjeve potencialisht të dëmshme.

Në qendër të shqetësimit është fenomeni i njohur si rabbit hole effect, një mekanizëm përmes të cilit përdoruesit ekspozohen ndaj një serie videosh gjithnjë e më të ngjashme, duke u nxitur të kalojnë më shumë kohë në platformë dhe duke e pasur gjithnjë e më të vështirë të ndërpresin përdorimin e saj.

Komisioni Europian ka arritur në përfundimin paraprak se TikTok ka shkelur Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA), pasi sistemi i tij i rekomandimeve mund t’i ekspozojë përdoruesit ndaj përmbajtjeve që ndikojnë negativisht në shëndetin mendor.

Sipas Komisionit, sa më shumë një përdorues ndërvepron me një kategori të caktuar videosh, aq më shumë algoritmi i rekomandon përmbajtje të ngjashme. Kjo mund të jetë veçanërisht problematike kur videot lidhen me trishtimin, izolimin, problemet e shëndetit mendor apo perceptimin e trupit.

Autoritetet europiane vlerësojnë se masat e ndërmarra deri tani nga TikTok nuk janë të mjaftueshme. Madje, edhe kur përdoruesit zgjedhin opsionin “Not interested” (Nuk jam i interesuar), algoritmi mund të vazhdojë t’u rekomandojë përmbajtje të ngjashme.

Brukseli i ka kërkuar platformës të ndryshojë mënyrën e funksionimit të algoritmit, duke i dhënë më shumë rëndësi preferencave të shprehura drejtpërdrejt nga përdoruesit, në vend të kohës që ata kalojnë duke parë videot. Komisioni ka sugjeruar gjithashtu që TikTok të lehtësojë përdorimin e mekanizmave të kontrollit dhe të testojë rregullisht algoritmin.

TikTok i ka kundërshtuar gjetjet e Komisionit Europian, duke i cilësuar ato thelbësisht të pasakta. Kompania argumenton se ka ndërmarrë masa për mbrojtjen e përdoruesve dhe se u ofron atyre mundësi për të kontrolluar përmbajtjen që shohin.

Hetimi ndaj TikTok ka nisur më shumë se dy vjet më parë. Gjatë vitit 2026, Komisioni Europian ka ngritur edhe shqetësime të tjera lidhur me elementet e platformës që mund të krijojnë varësi, si dhe me mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve.

Edhe Meta është vënë nën presionin e autoriteteve europiane për të ndryshuar elementet e Facebook dhe Instagram që nxisin përdorimin e tepruar.

Nëse shkeljet konfirmohen përfundimisht, TikTok rrezikon gjoba që mund të arrijnë deri në 6% të xhiros së tij vjetore globale. Për momentin, bëhet fjalë për konstatime paraprake dhe kompania ka të drejtën të paraqesë argumentet e saj përpara një vendimi përfundimtar./ EURONEWS

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Më shumë biznese me ekipe të vogla, si po e ndryshon AI ekonominë e kompanive; Rasti i Shqipërisë

Për një kompani të re, rritja zakonisht nënkupton më shumë punonjës, shpenzime më të larta dhe nevojë për financim shtesë. Inteligjenca artificiale...

3 days më parë 6 Min Lexim

BE dhe Britania drejt një tregu të përbashkët të karbonit, marrëveshja më e rëndësishme pas Brexit

Marrëveshja për lidhjen e tregjeve të karbonit të Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar, që pritet të shpallet në samitin e 20 nëntorit, mu...

3 days më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!