Të tjerë persona kanë shkuar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore pasi kanë shfaqur simptoma të të vjedhave dhe diarresë. Ata kanë qenë banorë në lagjet “28 Nëntori” dhe “29 Nëntori”. Pas marrjes së ndihmës mjekësore pacientët janë larguar drejt banesave, pa pasur nevojë për shtrim në spital. Sipas burimeve, dyshohet se problematika mund të ketë lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm, pas një ndërhyrjeje riparimi në rrjetin e ujësjellësit dhe rikthimit të furnizimit në këto zona.