Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë
Meteorologu i MetoAlb, Hakil Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews me Esmeralda Mulaj, bëri parashikimin e motit, duke theksuar se e gjithë kjo javë do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të shiut.
Sakaq, ai theksoi se reshjet më të dendura do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore, ndërsa në pjesën tjetër të territorit pritet të ketë reshje në sasi disi më të pakta
Sa u përket temperaturave, Osmani theksoi se do të ketë një rënie të përkohshme ditën e martë, por duke filluar nga e mërkura dhe në vijim, temperaturat do të vijnë në rritje.
“Në fakt, kjo javë do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të dendura. Kjo do të thotë se do të kemi herë pas here prezente reshjet e shiut në vendin tonë, jo vetëm ditën e sotme, por po ashtu dita e martë, dita e mërkurë, dita e enjte, dita e premte, edhe përgjatë fundjavës ka sinjale që të jemi në mbizotërimin e vranësirave të dendura, të cilat do të sjellin reshje.
Pritet që këto reshje herë pas herë, në intervale të shkurtra kohore, të jenë edhe në formën e rebesheve, ku më të dukshme pritet të jenë në zonën veri-veriperëndimore, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshjet pritet të jenë në sasi disi më të pakta. Sot, por duke filluar edhe ditën e martë dhe të mërkurë, reshjet e shiut do të kenë intensitet të ulët deri mesatar.
Është dita e premte ajo e cila ka sinjale të sjellë rebeshe shiu në një pjesë të territorit shqiptar, ku në zonat veriore rebeshet e shiut herë pas herë pritet të jenë me intensitet të lartë, ndërsa në pjesën tjetër të territorit sasia do të jetë më e paktë.
Reshjet kryesisht do të jenë në formën e shiut pasi kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mesditës. Mëngjesi i sotëm është regjistruar në 5°C në qytetet e zonave malore. Kemi një rënie të përkohshme ditën e martë, por duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim nis rritja e temperaturave, duke bërë që minimumet në zonat malore të regjistrohen në 6°C, ndërsa maksimumet të enjten dhe të premten të jenë relativisht të larta, duke u afruar pranë vlerave 25°C.
Vetëm në zonat e thella malore do të kemi rishfaqje të pakta të reshjeve të dëborës.
Përveç vranësirave, reshjeve dhe rritjes së temperaturave, mesjava sjell një fuqizim mjaft të ndjeshëm të erës. Në hapësirat detare era do të jetë mbi 80 km/h, ndërsa duke u afruar pranë brigjeve, kryesisht në jug-perëndim të territorit, shpejtësia do të shkojë rreth 65 km/h. Kjo bën që dita e enjte dhe e premte të sjellin problematikat më të theksuara për sa i përket erës dhe trafikut”, u shpreh Osmani.
Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 150 vite burg për 6 të pandehurit dhe 8 vite për të penduarin Luftar Reçi
Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma
Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër grabitje në të njëjtën zonë
- 10:34 Kina zgjat deri në janar pezullimin e kontrolleve të reja të metaleve të rralla
- 10:33 Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 150 vite burg për 6 të pandehurit dhe 8 vite për të penduarin Luftar Reçi
- 10:28 Tragjedi në Senegal, 34 emigrantë të mbytur gjatë udhëtimit drejt Spanjës
- 10:21 Antimafia italiane: Grupet shqiptare po hyjnë në aleanca me ’Ndrangheta-n, Cosa Nostra-n dhe Camorra-n
- 10:18 Kërcënoi me vdekje Papa Leo XIV para vizitës në Argjentinë, arrestohet 49-vjeçari
- 10:13 Ministri i Jashtëm francez: Evropianët do të bashkohen në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi