E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Lifestyle

Hëna e Re në Akrep! Astrologia: 48 orë “magjike”, shenjat që mund të përjetojnë transformime

Java nis me zhvillime të rëndësishme astrologjike, pasi Hëna e Re në shenjën e Akrepit pritet të sjellë energji transformuese dhe mundësi për fillime të reja në jetën e 12 shenjave të zodiakut.

E ftuar në emisionin “Mes’Dritë”, në Vizion Plus, astrologia Esmeralda Petrela shpjegoi se kjo periudhë është e favorshme për të lënë pas gjithçka që nuk na shërben më dhe për t’u përqendruar te dëshirat dhe objektivat e së ardhmes.

Sipas saj, Hëna e Re në Akrep lidhet me transformimin dhe manifestimin. Astrologia sugjeroi një ritual me dy letra: në të parën të shkruhen gjërat që duam të largojmë nga jeta jonë, ndërsa në të dytën dëshirat dhe synimet që duam të realizojmë. Letrën e parë mund ta grisim ose ta djegim me kujdes.

Sipas Esmeraldës, 48 orët në vijim janë një moment i përshtatshëm për reflektim, ndryshime dhe vendosjen e qëllimeve të reja.

Reklamë

Parashikimi për 12 shenjat e horoskopit:

Dashi

Dashi duhet të zgjedhë qetësinë dhe të shmangë nxitimin. Hëna e Re favorizon ndryshimet në aspektin financiar, mundësitë për fitime të papritura dhe përmirësimin e shëndetit. Vëmendje më e madhe do t’u kushtojë edhe njerëzve të afërt dhe familjes.

Demi

Për Demin mund të nisë një kapitull i ri në dashuri. Ata që janë në një lidhje mund të bëjnë hapa të rëndësishëm, ndërsa beqarët kanë mundësi të njohin dikë të ri. Favorizohen gjithashtu ortakëritë dhe projektet e përbashkëta në punë.

Binjakët

Binjakët do të përqendrohen te organizimi i jetës së përditshme. Mund të ndryshojnë rutinën e gjumit, ushqyerjes apo aktivitetit fizik. Do të tregojnë më shumë kujdes për kafshët shtëpiake dhe do të jenë veçanërisht të vëmendshëm ndaj detajeve.

Gaforrja

Dashuria dhe romanca marrin vëmendjen kryesore për Gaforren. Mundësitë për njohje të reja shtohen, ndërsa disa mund të nisin një pasion apo projekt të ri. Energjia dhe guximi do të jenë më të pranishëm, duke ndihmuar këtë shenjë të lërë pas periudhën e vështirë.

Luani

Fillime të reja priten për Luanin në çështjet që lidhen me shtëpinë, pronat dhe dokumentacionin. Mund të ketë blerje, marrje ose dhënie me qira të një banese, apo edhe një zhvendosje. Përmirësim pritet edhe në marrëdhëniet me nënën dhe figurat e rëndësishme femërore të familjes.

Virgjëresha

Virgjëresha do të ketë më shumë ndikim përmes komunikimit dhe fjalës së saj. Në planin financiar priten mundësi të reja, veçanërisht në lidhje me kursimet dhe sigurinë materiale. Hëna e Re e ndihmon të përfundojë një çështje të nisur më herët dhe të hyjë në një periudhë produktive.

Peshorja

Një kapitull i ri financiar hapet për Peshoren. Mund të ketë rritje të të ardhurave, një punë të dytë ose mundësi për t’u shpërblyer më mirë për punën që kryen. Kjo periudhë shihet si e favorshme për përmirësimin e situatës ekonomike.

Akrepi

Akrepi është një nga shenjat më të favorizuara, pasi Hëna e Re ndodh pikërisht në shenjën e tij. Kjo periudhë shënon një rilindje dhe mundësi për ndryshime të rëndësishme personale. Astrologia e këshillon të përqendrohet te dëshirat e tij dhe të kryejë rituale manifestimi përmes shkrimit ose vizualizimit.

Shigjetari

Shigjetari duhet t’i kushtojë më shumë kohë vetes, pushimit dhe reflektimit. Bisedat e thella me njerëz të besuar dhe shkrimi në ditar do ta ndihmojnë të qartësojë planet për të ardhmen. Vëmendje më e madhe do t’u kushtojë edhe prindërve.

Bricjapi

Rrethi shoqëror i Bricjapit zgjerohet dhe mund të krijohen bashkëpunime të reja me njerëz që mbështesin ambiciet e tij. Njohjet e reja mund të luajnë një rol të rëndësishëm në realizimin e planeve personale dhe profesionale.

Ujori

Për Ujorin hapen mundësi të reja në karrierë. Kjo është një periudhë e mirë për të hedhur themelet e një rruge të re profesionale, ku mund të shfaqë talentet dhe aftësitë e tij. Pas një periudhe me humor të luhatshëm, rikthehet optimizmi dhe besimi se gjërat mund të përmirësohen.

Peshqit

Peshqit do të ndiejnë dëshirën për të zgjeruar horizontet dhe për ta parë jetën nga një këndvështrim tjetër. Mund të planifikojnë udhëtime, të ndryshojnë pamjen e tyre apo të bëjnë ndryshime në ambientin e shtëpisë. Kjo periudhë i ndihmon të dalin nga pasiviteti dhe të marrin një drejtim të ri.

Sipas astrologes Esmeralda, Hëna e Re në Akrep është një mundësi për të lënë pas të shkuarën, për të vendosur synime të reja dhe për të hapur një kapitull tjetër në jetën personale, profesionale dhe emocionale.

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.