E hënë, 9 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Kapen 12 tonë kokainë në Spanjë, në shënjestër rrjeti shqiptar dhe lidhjet me Brazilin
Bota

Kapen 12 tonë kokainë në Spanjë, në shënjestër rrjeti shqiptar dhe lidhjet me Brazilin

Autoritetet spanjolle kanë realizuar një nga sekuestrimet më të mëdha të kokainës në vend, duke zbuluar rreth 12 tonë lëndë narkotike në dy magazina industriale në qytetin Águilas, në rajonin e Murcias. Në qendër të dyshimeve për këtë rrjet kriminal janë vendosur lidhjet mes organizatave shqiptare të trafikut të drogës dhe kartelit brazilian PC.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, sasia e kapur prej rreth 12 mijë kilogramësh kokainë përbën një nga sekuestrimet më të rëndësishme të regjistruara ndonjëherë në territorin spanjoll.

Operacioni ka vendosur rajonin e Murcias në qendër të vëmendjes së autoriteteve që luftojnë trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, ndërsa hetimet po orientohen edhe drejt identifikimit të personave dhe strukturave që qëndrojnë pas kësaj sasie të jashtëzakonshme droge.

Dyshimet për bashkëpunimin mes mafies shqiptare dhe kartelit brazilian

Një nga pistat kryesore që po ngre interes lidhet me marrëdhëniet e mundshme mes organizatave kriminale shqiptare dhe kartelit brazilian Primeiro Comando da Capital (PCC), një prej organizatave më të fuqishme kriminale në Brazil.

Sekuestrimi i 12 tonëve kokainë mund të ndihmojë në zbardhjen e hallkave të furnizimit dhe shpërndarjes së drogës, si dhe në identifikimin e lidhjeve të mundshme të grupeve shqiptare me rrjetet kriminale në Amerikën e Jugut.

Hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi mënyrën se si funksiononte kjo rrugë e trafikut, rolin e secilit grup dhe nëse organizata shqiptare kishte bashkëpunëtorë të tjerë në kontinentin amerikano-jugor, përtej lidhjeve të dyshuara me Brazilin.

Përmasat e sekuestrimit e bëjnë këtë operacion një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës, ndërsa mbetet për t’u zbardhur plotësisht shtrirja e rrjetit kriminal dhe personat e përfshirë në të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.