Kombëtarja shqiptare do të nisë sot grumbullimin zyrtar për dy ndeshjet e fundit në grupin e Ligës së Kombeve, që zhvillohen më 12 nëntor në ‘Air Albania’ kundër Finlandës dhe 15 nëntor kundër Bjellorusisë në Hungari.

Stërvitja do të nisë në orën 16:00 dhe siç njoftoi trajneri Rolando Maran ditën e premte, në shpalljes e listës me të grumbulluarit, do të jetë e hapur për tifozët. Mbështetësit e ngjyrave kuqezi do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër në ‘Shtëpinë e Futollit’ punën që italiani bën me kuqezinjtë në prag të këtyre dy sfidave shumë të rëndësishme. Kjo është një risi te Kombëtarja, pasi për herë të fundit që ka ndodhur diçka e tillë ishte në ditën e parë që kuqezinjtë zbarkuan në Gjermani për kampionatin evropian në 2024.

“Kombëtarja nis sot përgatitjet dhe seanca e parë stërvitore do të zhvillohet në orën 16:00 në “Shtëpinë e Futbollit”. Stërvitja do të jetë e hapur për publikun nga fillimi deri në fund,”-thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Kombëtarja renditet e para në grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve me 9 pikë, 2 më shumë se Bjellorusia e vendit të dytë dhe po aq nga Finlanda e vendit të tretë.