E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksidentohet autobusi me pasagjerë në aksin Fier-Levan, lëndohet një grua

Një aksident rrugor është regjistruar mënngjesin e kësaj të hëne në aksin Fier– Levan, në Qafën e Koshovicës, ku është përfshirë një autobus i linjës Fier–Ferras, me më shumë se 15 udhëtarë.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e lënduar një grua, e cila udhëtonte si pasagjere në autobus. Sipas të dhënave paraprake, shkak i përplasjes dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e ambulancës, të cilat kanë transportuar të lënduarën drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për normalizimin e qarkullimit rrugor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.