E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Lifestyle

Kush lë punën nga inati? Astrologia zbulon karakteristikat e shenjave: Këto kërkojnë kërkojnë rritje rroge pa ju dridhur qerpiku

Sjellja në ambientin e punës, marrëdhënia me shefat dhe mënyra se si secila shenjë e horoskopit përballet me stresin dhe përgjegjësitë profesionale ishin në fokus të një parashikimi të veçantë nga astrologia Esmeralda Petrela, në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus.

Sipas astrologes, Dashi dhe Ujori janë shenjat që kanë më shumë gjasa ta lënë punën nga inati. Dashi vepron në mënyrë impulsive, pa menduar gjatë për pasojat, ndërsa Ujori mund të largohet kur ndien se i ka ardhur në majë të hundës. Në anën tjetër, Peshorja është ndër shenjat që rrallëherë merr një vendim të tillë nga inati.

Sa i përket kërkesës për një pagë më të lartë, Luani dhe Demi janë ata që nuk hezitojnë të kërkojnë atë që mendojnë se meritojnë. Luani e di vlerën e tij, ndërsa Demi është i vetëdijshëm për punën dhe përkushtimin që jep.

Bricjapi dhe Demi janë shenjat që mund ta kthejnë një punë të dytë në një biznes të suksesshëm, falë durimit dhe strategjisë që i karakterizon. Ndërsa Binjakët kanë tendencën të nisin disa projekte njëkohësisht, por mund ta kenë më të vështirë t’i çojnë të gjitha deri në fund.

Reklamë

Në punët me ritëm të shpejtë dhe shumë dinamike, Dashi dhe Binjakët janë më të favorizuar. I pari kërkon adrenalinën dhe sfidat, ndërsa Binjakët pëlqejnë të merren me disa gjëra njëkohësisht.

Por cilat shenja rrezikojnë të punojnë deri në lodhje ekstreme? Sipas Esmeraldës, Bricjapi dhe Virgjëresha janë më të prirura ta teprojnë me angazhimet profesionale. Bricjapi vazhdon të punojë derisa të arrijë në kufijtë e tij, ndërsa Virgjëresha humbet në detaje dhe e ka të vështirë të shkëputet nga zyra.

Edhe një email apo mesazh nga shefi mund t’u prishë gjumin disa shenjave. Këtu astrologia veçon Gaforren, e cila shqetësohet gjatë për mënyrën se si i është drejtuar dikush, dhe Virgjëreshën, që nuk e kapërcen lehtë një padrejtësi apo pasaktësi në punë.

Në listën e shenjave që mund të shpërthejnë emocionalisht kur gjërat nuk shkojnë mirë në ambientin profesional janë Peshqit dhe Gaforrja, të cilët mund të qajnë fshehurazi në punë. Ndërsa për Akrepin, astrologia bëri një koment me humor, duke thënë se ai nuk qan në zyrë, por mund të shkojë në shtëpi dhe të mendojë për hakmarrje.

Një tjetër karakteristikë lidhet me menaxhimin e postës elektronike. Binjakët, Shigjetari dhe Peshqit janë shenjat që kanë më shumë gjasa të mbajnë mijëra email-e të palexuara në inbox.

Në të kundërt, Virgjëresha dhe Ujori priren ta kenë kutinë postare bosh dhe të organizuar. Virgjëresha e bën këtë për shkak të natyrës së saj të rregullt dhe perfeksioniste, ndërsa Ujori zgjedh një zgjidhje më të thjeshtë: i fshin mesazhet për të mos u marrë më me to.

Kështu, sipas astrologes Esmeralda, secila shenjë ka mënyrën e saj të veçantë për të përballuar presionin, përgjegjësitë dhe sfidat e përditshme në vendin e punës.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.