Orëndreqësi shqiptar nga Kosova, Rexhep Rexhepi, ka fituar çmimin prestigjioz “Aiguille d’Or” në edicionin e vitit 2026 të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG), i konsideruar si vlerësimi më i lartë në industrinë ndërkombëtare të orologjisë.

Modeli i tij Chronograph Flyback është shpallur fitues i çmimit kryesor në ceremoninë e mbajtur në Gjenevë, duke shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm për krijuesin shqiptar dhe markën e tij të pavarur të orëve.


E për këtë arritje, ai ka marrë urim nga një sipërmarrës britanik, i quajtur Dillon Bhatt, i cili është tejet i njohur në fushën e orologjisë, madje, edhe themeluesi i kompanisë LuxeForte, si dhe bashkëpunues në marka luksoze si Rolls-Royce, shkruan Telegrafi.

Bhatt ka hedhur një postim në rrjetet sociale, ku tha se sa më shumë që e analizonte orën e bërë nga shqiptari, aq më shumë e dinte se ai do të fitonin çmimin e madh, pasi, puna në këtë orë ishte thjesht e mahnitshme.

“Kam pasur fatin të flas me disa nga artizanët që kanë punuar në këtë orë dhe të përpiqem të kuptoj teknikat e tyre të mekanizmit të integruar të kronografit me ngjyrë të zezë dhe ekranit blu me smalt. Sa më shumë mësoja, aq më shumë e vlerësoja orën dhe e kuptoja pse kjo do të ishte fituesja e qartë për GPHG” ka shkruar ndër tjera ai.

Kujtojmë që Rexhep Rexhepi vjen nga Kosova por jeton në Zvicër, aty ku ushtron profesionin e tij./Telegrafi/